Dita e fitores, NATO pushton Sheshin e Kuq
Trupat e NATO-s nga Britania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara kanë marshuar dje në “Sheshin e Kuq” përkrah trupave ruse në Moskë, për të shënuar 65-vjetorin e fitores mbi Gjermaninë naziste. Mes atyre që hapën paradën ishin ministri i Mbrojtjes ruse, Anatoly Sedyukov, dhe komandanti i distriktit ushtarak të Moskës, Vasily Gerasimov. “Ju përgëzoj në këtë përvjetor jubile të fitores së madhe. Kjo lutë na bëri një komb të madh. Ne nuk arritëm vetëm një fitore ushtarake, por edhe një fitore morale”, tha Presidenti rus, Dimitri Medvedev. Kjo ishte hera e parë që trupa të huaja kanë marshuar në “Sheshin e Kuq” të Moskës pas Luftës së Dytë Botërore në 1945, dhe parada më e madhe që prej rënies së Bashkimit Sovjetik. Në festimet në “Sheshin e Kuq” morën pjesë rreth 3000 mijë veteranë të Luftës së Dytë Botërore, 10500 ushtarë, 159 njësi të ndryshme ushtarake dhe 127 mjete ushtarake, mes të cilave, tanke, autoblinda, raketahedhëse dhe helikopterë. Parada u shoqërua nga 50 orkestra ruse dhe të huaja. Në “Sheshin e Kuq” u tregua edhe raketahedhësi i fundit në tokë, “Topol-M”, dhe sistemi i mbrojtjes ajrore, “Pantsir-S”. Kulmi i festimeve ishte spektakli në qiell me dhjetë helikopterë “M1-8”, që fluturuan teksa mbanin parulla me mbishkrimet “65” dhe “Fitore”. Presidenti Medvedev dhe Kryeministri Vladimir Putin ishin të shoqëruar nga liderët e më shumë se 20 vendeve. Megjithatë, në festë ranë sy mungesa e Presidentit francez, Nikolas Sarkozy, dhe ajo e Kryeministrit italian, Silvio Berluskoni. Edhe trupat e vendeve të ndryshme të NATO-s, ai ato franceze, britanike dhe amerikane, sfiluan në paradën e zhvilluar në “Sheshin e Kuq” në Moskë. Në mesin e trupave të huaja ishte edhe regjimenti i batalionit të Rojeve të Uellsit, me veshjet e tyre karakteristike. Ata thanë se ishte shumë e rëndësishme që ish-forcat aleate që i mundën nazistët të ishin bashkë në 65-vjetorin e fundit të Luftës së Dytë Botërore. Edhe në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, trupat ruse dhe bjelloruse për herë të parë u ftuan të merrnin pjesë në paradën që zhvillohet atje, një tjetër shenjë që tregon se Ukraina po afrohet me Moskën. Mes të pranishmëve ishte edhe Presidenti kinez, Hu Jintao, dhe Kancelarja gjermane, Angela Merkel.
#