E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pianisti François Pinel recital sonte tek Artet

Pianisti francez François Pinel jep koncert sonte në mbrëmje në orën 19.00 në skenën e Akademisë së Arteve, në kuadrin e Sezonit Ndërkombëtar të Muzikës “Klasik”, Edicioni i IX-te, 2008- 2009.

E shoqëron orkestra simfonike e Radio Televizionit Shqiptar, nën drejtimin e dirigjentit Bujar Llapaj. Në program janë pjesë nga vepra të kompozitorëve Debussy, Ravel, Chopin, Dukas, Saint-Saens.

Koncerti realizohet nga Shoqatat Kulturore “Syri Blu” dhe “Miqtë e Muzikes” në partneritet me Ambasadën Franceze në Tiranë. Pinel udhëton më 17 nëntor drejt Vlorës për workshop në shkollën e muzikës dhe në Durrës, më 18 nëntor për një koncert në Galerinë “Jozef”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›