Dita e mesuesit degradon ne nje parade dhuratash Luljeta Ndoka
Ashtu sikunder kishin parashikuar nje dite para festes se mesuesit, nxenesit e mbajten fjalen. U shkuan mesuesve ne klasa jo thjesht me lule (nuk po themi se ato mungonin), por plotperplot me gjithfaresoj dhuratash. Dhe ato nuk ishin dhurata dosido, por qe ishin blere si pasoje e shumave te majme qe mezi kishin sajuar nxenesit nga prinderit e tyre. Kesisoj, nxenesit kane arritur te mbledhin parate e prinderve te tyre, me se shumti nga 10 mije, e rrallehere nga 5 mije dhe u jane drejtuar dyqaneve te ndryshme. Nuk e kane pasur te veshtire te gjejne se ata kane degjuar si fare rastesisht kane degjuar se mesueses i mungon nje parfum i "Diorit", "Channel-it", apo te ca emrave te tjere qe nxenesit, madje, nuk kishin ditur t'i shqiptonin s'i duhet. Por, c'rendesi ka ta shqiptosh, fundja me nje te treguar me gisht, nje te paguar leket, dhe fap, ai behet i mesueses. Nje tjeter mesueseje i kish ndodhur nje incident teksa ishte bere gati te paguante leket e biletes se autobusit; nje adoleshent i dyshimte i kish vjedhur celularin. "Sa mire qe e morem vesh se c'i duhet mesueses", kishin ferkuar duart te kenaqur femijet e nje shkolle ne kryeqytet. E, naiviteti i tyre eshte perdorur me se miri. Skema, te njohura tashme, te analoguara me "vezen e Kolombit", kane bere qe nje aksh mesuese, te shkoje ne klasen qe ka ne kujdestari kolegia e saj e ngushte, dhe si me te qeshur te hyje ne muhabet me nxenesit e t'u pyese "sa per kuriziotet" se c'do t'i blinin mesueses. Kur ata kane dhene pergjigjen, kane pritur nje "po mesuesja ate gje e ka" dhe me pas kane marre sugjerimin per dhuraten e duhur. Perfundimi? Mesuesit dje jane kenaqur e kane mbushur duart e cantat me dhuratat e femijeve qe u mesojne edukaten, qytetarine, rregullat baze te sjelljes ne shoqeri, e shume te tjera si keto. Natyrshem na lind pyetja: Cfare shembulli marrin keta femije te njome qe ne momentet e para te nguljes ne bankat e shkolles? Vlera jo, njehere... Enxhi S., nxenesve e klases se dyte ne nje nga shkollat e kryeqytetit, tha se dje i kish dhuruar mesueses nje lule, nje parfum, nje kuti tualeti. "Por, a nuk jane shume", - e pyesim ate? "Nuk mund te veproja ndryshe nga shoket dhe shoqet e mia, ashtu bejne te gjithe", - argumenton qarte ajo. Ndersa, nje prind qe ka dy vajza ne shkolle thote se pervec luleve, te cilat tashme sherbejne vetem per te shoqeruar dhuratat e tjera, te bijave u ka dhene me vete dhurata me vlere rreth 70 mije leke. "Nuk dua qe te mi marrin vajzat me sy jo te mire", - e shpjegon ai shpenzimin anormal. Por, e keqja eshte se mesuesja nuk ka vetem 7 Mars. Ajo ka ditelindje, ka Krishtlindje, ka Bajram, ka Pashke, e ndonje sebep tjeter. Nuk eshte ceshtja ketu, gezime le te kene sa me shume, por vetem ne Shqiperi mund te ndodhe qe nxenesit te nxjerrin aq shume leke nga xhepi, nderkohe qe nje gje e tille eshte e ndaluar me ligj. Ligjin e kemi, por nuk funksionon... e, si pasoje, per sa kohe do te vazhdoje keshtu, cdo 7 Mars do te shohim mesuese qe kane nevoje per ndihme qe te mund te mbajne cantat plot me dhurata, nxenes te gezuar qe i kane bere qejfin mesuesit, dhe peshperitje te prinderve te tyre se sa leke u iken serish per sebepin e radhes...
Thane nxenesit:
Megi D., ne klase te 4-t
Mesueses i bleva nje parfum dhe nje buqete me lule. Parfumin ia kemi blere para dy ditesh, buqeten ia mora sot te fresket.
Anisa Z., ne klase te pare:
Mesuesit tim i bleu babi nje kemishe dhe nje kollare si dhe butonat. Lule nuk i cova, po te ishte mesuese do t'ia blija dhe nje lule.
Emma C., nxenese e klases se dyte
Mesueses sime i bleva vetem, nje lule, pasi te gjithe nxenesit mblodhem nga 5 mije leke dhe i bleme nje unaze floriri.
Bjorni T., ne klase pergatitore:
Mesueses sime, mami i dha 20 mije leke, sepse nuk dinte cfare t'i blinte. Edhe kur isha ne kopsht, leke u kemi dhene.
Melisa L., nxenese e klases se 9-te:
Mesueses sime i pelqejne shume parfumet dhe bashke me shoqen time te ngushte, i bleme te dyja. Shoqja ime i bleu edhe nje shishe vere.
Enia Z., nxenese e klases se dyte:
Mesueses sime i dhurova vetem buqete me lule, pasi prinderit e kam te papune dhe nuk kishim ku t'i merrnim leket.
Alteo C., ne klase te trete:
Mesuesit tim, i bleme nje celular, pastaj ne varesi te mundesive, disa nxenes i kane blere edhe ndonje gje shtese.
Eraldi L., ne klasen e shtate:
Ne mblodhem te gjithe nga 10 mije leke edhe mesueses i bleme nje gjerdan floriri se bashku me nje pale vathe.
Aldo R., ne klasen e dyte:
Mesueses sime, i bleva nje cante-kulete dhe disa lule. Mesuesja u gezua shume dhe me tha faleminderit!
Marina P., nxenese e klases se dhjete:
Mesueses sime i bleva nje fustan serioz, se bashku me dy shoqet e mia me te ngushta. Te tjere i kane bere dhurate ne menyre individuale.