Teksas, "luftë" me vatrat e zjarrit

Zjarrfikësit në thatësirën e Teksasit po luftojnë për të vënë nën kontroll një zjarr të egër të zgjeruar në 26 kilometra dhe që ka shkatërruar pothuajse 500 shtëpi.
Autoritetet deklaruan se zjarri u zgjerua me përmasa të mëdha ditën e hënë dhe se tani po djeg rreth 10 mijë hektarë.
Guvernatori i Teksasit, Rick Perry ndërpreu fushatën e shkurtër presidenciale dhe tha se 72 orët e ardhshme do të ishin jetike.
Numri i vatrave të zjarrit të verifikuara në Teksas, që është goditur edhe nga erërat e forta të gjeneruara nga stuhija tropikale “Lee”, është shumë i madh.
Guvernatori Perry shtoi se zona më e goditur është Konektikati dhe u bëri thirrje banorëve që të ndjekin udhëzimet e evakuimit dhe të mos qëndrojnë në shtëpi.
“Unë e kuptoj që të humbisni shtëpinë apo objektet tuaja është jashtëzakonisht e vështirë, por mos e vini jetën në rrezik”, deklaroi Perry.
Ndërkohë, një zjarr i fuqishëm që ra në lindje të Teksasit vrau ditën e diel një 20-vjecare dhe fëmijën e saj para se të përhapej.