E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emri më i gjatë, me të gjitha shkronjat e alfabetit

Londër, 12 gusht - Një nënë e re, e njohur më parë me emrin Ceejay Epton, në Doncaster, South Yorkshire (Angli) ka gjasa të bëhet gruaja me emrin më të gjatë në Evropë. Pas lindjes së fëmijës ajo vendosi te ndryshojë emrin e saj dhe ta zëvendësojë atë me një që përmban një fjalë për çdo germë të alfabetit.

Gruaja, 22 vjeçare, tani quhet Ceejay A Apple B Boat C Cat D Dog E Elephant F Flower G Goat H House I Igloo J Jellyfish K Kite L Lion M Monkey N Nurse O Octopus P Penguin Q Queen R Robot S Sun T Tree U Umbrella V Violin W Whale X X-Ray Y Yo-Yo Z Zebra Terryn Feuji-Sharemi por të gjithë e thërrasin”Mummy” me të qeshur pas ndërrimit të emrit.
"Një mikja ime vendosi të quhej ‘Pink’, kështu që dhe unë mendova të ndryshoj emrin tim. Sapo u bëra me një fëmijë dhe kam menduar se emri im i ri do ta ndihmojë atë për të mësuar me lehtësi alfabetin".
Praktikat ligjore për të ndryshuar emrin në Legal Deed Poll Service.

"çdo ditë unë ndërroj emrat e qindra njerëzve të cilët trillojnë emra nga më të çuditshëm, por emri i ri i Ceejay është risi për ne" - thotë një zyrtar i Deed Poll Service – “I urojmë “Miss Alfabetit” të gjithë fatin e botës me emrin e ri dhe besojmë që fëmija e saj nuk do të ketë vështirësi në mësimin e alfabetit".

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›