Depresioni, hidhet ne rrotat e “Benzit”
Nje 48-vjecare i ka dhene fund jetes mbreme, duke u hedhur para nje automjeti qe po kalonte ne ato momente para baneses ku ajo jetonte. “Nerenxa Jahovi ka mbyllur jeten rreth ores 18:00 ne aksin rrugor Fier-Seman, ne vendin e quajtur “Dalje e Fermes”, bene te ditur burime zyrtare te policise vendore. Ato pohuan se 48-vjecarja eshte hedhur ne rrotat e nje automjeti tip “Benz” me targa FR 6430B qe drejtohej nga Arben Bega. Policia shtoi se drejtuesi i mjetit ka qene duke levizur me nje shpejtesi qe nuk i kalonte 35 km ne ore, por levizja e shpejte e viktimes nuk i ka dhene mundesi te manovroje.
Xh.B