Kazino e paligjshme, 3 ne pranga
Tre persona jane arrestuar dy dite me pare, te akuzuar per organizimin e lojerave te fatit ne menyre te palicencuar. Skerdilajd Caco, manaxher aktiviteti, Maksim Lulo, pronar i ambienteve ku zhvilloheshin lojerat dhe punetori Erion Caco jane ndaluar pas nje kontrolli te ushtuar ne lokalin e lojerave te fatit ne rrugen “Myslym Shyri”. Burime nga grupi i hetimit bejne te ditur se tre te ndaluarit do te akuzohen per veprat penale te “organizimit te lotarive te palejuara” dhe “venien ne dispozicion te lokaleve per lojera te palejuara”.
A.C