E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e te moshuarve Ksera Studente vullnetare ne azile

Studentët e shkencave sociale do të trajtojnë me kohë të pjesëshme personat nga rradhët e moshës së tretë, të cilët janë strehuar në qendrat rezidenciale publike. Në ditën ndërkombëtare të të moshuarve kjo mënyrë e re humanizmi u bë me dije nga ministri i Punës Spiro Ksera i cili sqaroi se kjo u realizua fal një marrëveshje më fakultetin e shkencave socaile, ku të rinjtë do t’i trajtojnë ata në aspektin psikosocial që ata ta pranojnë sa më lehtë moshimin.

“Shërbimet shoqërore për të moshuarit në vitet që pasojnë ndodhen përpara një sfide. Kjo sfidë lidhet me parashikimin e jetëgjatësisë së banorëve të tokës deri në vitin 2050. Numri i banorëve mbi 65 vjeç, mosha e tanishme e daljes së tyre në pension do të arrijë në 1.5 miliardë. Rrjedhimisht, numri i atyre të moshuarve që do të kenë nevojë për shërbime shoqërore do të rritet e po ashtu edhe numri i punonjësve socialë që do të ofrojnë shërbime për këtë moshë si dhe numri i institucioneve  të kujdesit të të gjitha tipologjive”, tha Ksera.

Të moshuarit e akomoduar në institucionet e përkujdesit dhe që përfitojnë pensione nga puna e tyre, vetëm 40 përqind e tij u mabhet nga këto qëndra në një kohë që viet më parë u mbahej pothuajse i gjithi. Në vendin tonë trajtohen në qëndra rezidenciale mbi 480 të moshuar dhe në ato ditore mbi 1200.
    
Julia Bardhushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›