Flauti magjik artistet gati per shfaqjen e 4 tetorit

Kjo është prova e fundit e artistëve të TOB dhe jo vetëm e operas Flauti Magjik. Ata janë gati për të pritur publikun dhe për tu përcjellë atyre këtë vepër të jashtëzakonshme të Mozartit, duke nisur nga data 4 tetor. Gjatë prezantimit të artistëve, që do të interpretojnë në këtë shfaqe dhe në kuadër të tetorit gjerman Ambasadoria gjermane Carola Muller, tha se do të përcillen dhe aktivite të tjera, ku temat e tokës dhe klimës do të jenë më në fokusin e cdo eventi artistik dhe kulturor.
“Tema e sivjetshme e tetorit gjerman janë çështjet mbi klimën, energjinë dhe ndryshimin e klimës dhe mbi qëndrueshmërinë dhe meqënëse “Flauti Magjik” është pjesë e këtij programi kulturor mund të pyesni fare mirë se çfarë ka të bëjë me këtë temë. Tema dhe inskenimi atëherë i përkonte shijes së kohës dhe ishte e menduar sipas kohës, ku nuk luanin vetëm njerëz, por edhe kafshët, shpirtrat etj”, tha Muller.
Flauti magjik është vlerësuar si një opera e mbushur me mister, të gjitha ngjarjet skenike dhe muzikore ndjekin një dinamikë shumë të fortë teatrale. Vetë mozarti teksa përfundoi këtë vepër në 1791 kishte shprehur dëshirën, që ajo të konsiderohej si testamenti i tij shpirtëror. Edhe pse kanë kaluar 220 vjet kjo opera prek njësoj shpirtrat dhe ka bërë të pavdekshëm dhe Mozartin.
Ervin Peti