E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lobim per njohjet deputetet e Kosoves ne Tirane

Një delegacion i Punëve të Jashtme të Parlamentit të Kosovës ndodhet në Shqipëri për një vizitë dy ditore. Gjatë turit në Tiranë, ky delegacion zhvilloi takime me Presidentin e Republikës, Bamir Topi dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto.

Pjesë e këtij delegacioni është edhe kryetari i lëvizjes “Vetvendosja”, Albin Kurti. Kreu i shtetit shqiptarë garantoi delegacionin e Kosovës se Shqipëria do të vazhdojë të lobojë për njohjen e pavarësisë nga sa më shumë shtete.

Presidenti Bamir Topi duke vlerësuar rolin e institucioneve të Kosovës bëri me dije se “përpjekjet pozitive e serioze të shtetit e qeverisë kosovare janë evidentuar kryesisht edhe gjatë procesit të tanishëm të bisedimeve për zgjidhjen e çështjeve teknike mes dy vendeve, me synim funksionimin sa më mirë të një shteti demokratik dhe multietnik me institucione të konsoliduara”.
 
Pjesë e axhendës së diskutimeve Tiranë-Prishtinë ishin reformat për forcimin e shtetit dhe rritja e bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë në funksion të aspiratave të përbashkëta integruese europiane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›