Dita e te verberve apel per plotesimin e kerkesave

Mungesa e sinjalistikës dhe rrugëve të posacme, për personat e verbër në vendin tonë vazhdojnë të mbeten problemet më emergjente që kërkojnë zgjidhje. Ky shqetësim ngrihet të paktën një herë në vit, nga të verbërit në datën 15 tetor, e cila simbolizon dhe ditën ndërkombëtare të shkopit të bardhë, një mjet mjaft i domosdoshëm që i mundëson këtij kontigjenti lëvizjen. Por këtyre shqetësimeve ju shtohet së fundmi edhe problemi i punësimit.
"Infrastruktura rrugore në Shqipëri nuk është e përshtatur për personat e verbër. Për sa i përket punësimit kjo lë për të dëshiruar. Për arsye se personat e verbër nuk janë të kualifikuar në kuptimin e shkollave profesionale. Dhe ata të verbër të cilët profesionin e tyre nëpërmjet universiteteve që kryjejnë gjejnë shumë vështirësi në administratën publike apo private", tha Ervin Kapedani, kryetar i shoqatës së të verbërve për Tiranën.
Dita e shkopit të bardhë daton që nga viti 1964, kur presidenti amerikan Johnson ka nënshkruar një deklaratë e cila i konsideron personat me shikim të kufizuar të denjë për të gëzuar të gjitha të drejtat. Në vendin tonë numërohen rreth 10 mijë persona të cilët nuk shikojnë.
Edlira Sulejmani