E Shtunë, 31 Tetor 2026

Frenuam shovinistet Idrizi Kombesia e patjetersueshme

Amendament e PDIU kane penguar tjetersimin e kombesise se shqiptareve ne greke. Kreu i PDIU-se,Shpetim Idrizi, gjate turit “Ji krenar qe je shqiptar”,nga qyteti i Beratit,theksoi se amendamentet e propozuara prej tyre kane frenuar tjetersimin. Idrizi,vleresoi rendesine e censusit dhe i beri thirrjes shqiptareve te mos mohojne identitetin e tyre.

"Amendamentet tona në kushtet kur ne nuk kishim mundësi reale ta bllokonim tërësisht vendosjen e këtyre dy pyetjeve ishin mundësia e zgjidhja e vetme. Sot ne mund të themi me gojën plot se amendamentet e partisë sonë në Parlament i frenuan orekset shoviniste për ti hapur cështje fiktive minoritetesh, pasojat afatgjatë të të cilave do të ishin negative dhe të paparashikueshme. Ne e dimë dhe e ndjejmë më fort se sa të tjerët se cdo të thotë futja e këtyre dy pyetjeve dhe se sa e rrezikshme sepse të parët tanë, gjyshërit tanë, të afërmit tanë u vranë dhe u masakruan vetëm sepse nuk pranuan të ndryshojnë kombin dhe fenë. Dhe ne si shqiptarë të Camërisë i bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve që si të parët tanë u vranë pikërisht për të mos ndryshuar këto dy gjëra, dhe shqiptarët sot të mos ndryshojnë por të dalin dhe të deklarohen krenarë që janë shqiptar", tha Shpetim Idrizi, kryetar i PDIU-se.

Amendamentet e PDIU-se per censusin garantojne se nuk do te kete abuzime me rregjistrimin e popullsise, pasi te gjitha te dhenat qe do te mblidhen do te verifikohen me rregjistrin kombetar te gjendjes civile. INSTAT-i do te shenoje ne statistika se personi eshte shqiptar dhe per cdo deklarim te rreme personat do te gjobiten me 1 milion leke.

Denada Shkodrani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›