E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkup, tubim kundër protestave dhe ngjarjes së 21 janarit

Organizohet sot në Shkup një tubim kundër ngjarjes tragjike të 21 janarit në Tiranë ku u vranë 3 persona dhe u plagosën dhjetra të tjerë.
 

Tubimi organizohet nga lëvizja qytetare “ZGJOHU” e cila i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarët të mblidhen para ambasadës së Shqipërisë në Shkup për të shprehur shqetësimin në lidhje me ngjarjet tragjike të 21 janarit në Tiranë.
 

Organizatata joqeveritare por edhe partitë shqiptare në Maqedoni i bëjnë thirrje partive politike të Shqipërisë që të ndërpresin protestat dhe t`i zgjidhin me dialog problemet që kanë.

Sipas tyre ngjarjet e Shqipërisë reflektohen negativisht në imazhin e të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›