E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shënohet viktima e parë nga gripi i derrit në Maqedoni

Shënohet viktima e parë nga gripi i derrit në Maqedoni. Sipas agjensisë së lajmeve Ina, viktima është një 30-vjeçar nga qyteti i Koçanit i cili ndërroi jetë pas komplikacioneve që kishte në mushkri.

Klinika për sëmundje infektive bën të ditur se pacienti në gjendje të rëndë ishte pranuar para një jave, ndërsa nga analizat laboratorike ishte konstatuar se ai është i sëmurë nga gripi AH1N1 thekson Ina.

Sipas mjekëve të Klinikës infektive, 30 vjeçari kishte pësuar komplikime në mushkëritë e bardha dhe se ai po ballafaqohej me probleme të frymëmarrjes.

Ndërkohë, janë vërtetuar edhe dy raste të të infektuarve me virusin A H1N1 apo i ashtuquajturi gripi i derrit, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) në Maqedoni.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›