E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e tretë e stërvitjes së kombëtares, fotot

Kombëtarja e Shqipërisë zhvilloi sot paradite ditën e tretë të stërvitjeve, në kuadër të përballjeve me Suedinë e Maltën dy seanca stërvitore, të parën në kompleksin "Skënder Halili" (10:00), ndërkohë që të mërkurën mbasdite nuk do të ketë stërvitje, por liridalje për futbollistët për të shijuar gjithcka të bukur të kryeqytetit.
Pas "shtetrrethimit" ndaj medieve gjatë seancës së dytë stërvitore të kryer në stadiumin "Selman Stërmasi", cdo gjë ishte e hapur në "Skënder Halili".
Trajneri Han e ndihmësi i tij De Jong udhëzuan lojtarët të kryenin një nxehje të lehtë, vrapime, prekje individuale të topit, pasime në trekendësh me grupe nga tre lojtarë, e më pas pasime të topit duke u lejuar futbollistëve jo më shumë se dy kontakte, duke rritur lëvizshmërine e precizonin në pasim, cka mesa duket do të jetë edhe strategjia për të lodhur kundërshtarër verdheblu nga Suedia.
Holandezi më pas bëri edhe ndarjen e futbollistëve në dy grupe të mëdha (nga dhjetë lojtarë), duke skicuar kështu edhe formacionin e mundshëm që do të hedhë kundër Suedisë, më 6 shtator. Në grupin e titullarëve ishin të rreshtuar Hidi në portë (parë faktin se ndaj Beqajt sulmonin titullarët), Dallku, Curri, Telin, Beqirin, në mbrojtje, Lala, Duro, Cana e Hyka në mesfushë, ndërsa i vetmi në sulm ishte Edmond Kapllani, i cili mesa duket ka fituar edhe vendin e titullarit. Erion Bogdani e Hamdi Salihi bënin pjesën në ekipin e dytë, së bashku edhe me Arjan Beqajn, Ervin Skelën, Ervin Bulkun, Ansi Agollin, Andi Lilën, Kristi Vangjelin, Besart Berishën e pjesën tjetër.
Në pjesën e parë të ndeshjes, u zbatuan detyrat taktike të vëna nga tekniku holandez, ku u pa një tërheqje në mesfushën tonë, për t'i bërë ballë kështu ofensivës virtuale suedeze, por duke aplikuar edhe dalje të shpejta në kundërsulm nga krahët par edhe shpjtësinë e Hykës e veprimet e sakta të Duros.
Në pjesën e dytë të minindeshjes, Han vendosi në sulm Bogdanin në vend të Kapllanit, e në të fraksionin e tretë të testit, në vend të sulmuesit të Kievos hyri Hamdi Salihi. Në portë Beqaj i la vendin Hidit, ndërkohë nga ana tjetër ishe Lika. Han provoi edhe goditjet standarde, si nga gjuajtjet e lira të Klodian Duros, ashtu dhe nga ato të këndit, ku ajo që u vu re ishte se të gjithë lojtarët shtatlartë si Cana, Dallku e Curri, u vendosën brenda zonës së vogël të kundërshtarit.
Në fund të stërvitjes trajneri Han dha dhe një konferencë shtypi për mediat, ku pohoi ndër të tjera se 90% të formacionit kundër Suedisë e kishte gati në kokë, si dhe dha vlerësime ndaj kundërshtarit.












Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›