E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e dytë e stërvitjes: fotot

Kombëtarja e Shqipërisë zhvilloi sot në kompleksin "Skënder Halili" (10.00) ditën e dytë të stërvitjeve, në kuadër të përballjeve me Suedinë e Maltën.
Para fillimit të seancës 60- minuteshe, trajneri Ari Han zhvilloi një bisedë të shkurtër me Armend Dallkun e Debatik Currin, të cilët nuk ishin në seancën stërvitore të ditës së parë.
Me përjashtim të portierëve Arjan Beqaj e Iljon Lika, si dhe mesfushorit Klodian Duro, të gjithë kuqezinjtë ishin të pranishëm në stërvitje. Mesfushori Elis Bakaj, i dëmtuar, i ka ndjekur shokët nga bankina.
Portieri Isli Hidi punoi me trajnerin e portierëve De Bree. Ansi Agolli, Hamdi Salihi, Besart Berisha, Erjon Bogdani, Andi Lila, Kristi Vangjeli, Elvin Beqiri, Admir Teli, Endri Vrapi, Jahmir Hyka, Ervin Skela, Altin Lala, Lorik Cana, Edmond Kapllani, Ervin Bulku, Debatik Curri e Armend Dallku punuan me trajnerët Ari Han e Teo De Jong.
Fillimisht veprime të lira me top, ku shiheshin krosimet e Ervin Skelës nga krahët për Kapllanin e Bogdanin, ndersa më pas një ushtrim "xhokeri" me të gjithë lojtarët në një zonë të vogël 25x25 m me pasime te shkurtra e sa me pak kontakte me topin.
Së fundi, trajneri Han organizoi edhe një minideshje në një "fushë të improvizuar" prej 50 metrash. Trajneri i ndau lojtarët në dy ekipe nga nëntë lojtarë (portieri i dytë ishte masazhatori Ylli Mihali. Me jelekë blu ishte dhe ekipi i parë, ku ra në sy se sulmuesi i vetëm ishte Erjon Bogdani, ndërsa në ekipin e dyte me të "kuqe" ishin tre sulmuesit e tjerë: Edmond Kapllani, Hamdi Salihi e Besart Berisha.
Ndeshja u fitua nga "rezervat" me rezultatin 2-1. Kristi Vangjeli shënoi golin e vetëm për "titullarët" falë asisit të Ervin Skelës, ndërsa për "alternativat zëvendësuese" shënuan Ervin Bulku (asist i Hykës), Edmond Kapllani (asist i Hykës).
Në pjesen e dyte te minindeshjes, Han coi Hykën te "titullarët" (nga e majta e mesfushës), duke postuar Altin Lalën te "rezervat". Bulku shënoi golin e tretë për ekipin e dytë.
Lorik Cana u tregua një lider në ndeshjen testuese, ndërkohë që Kapllani bëri disa veprime të bukura në sulm. Berisha ishte impulsiv, edhe pse gaboi ne ndonje pasim.
Seanca e dytë stërvitore e ditës së dytë do të zhvillohet në "Selman Stërmasi", ora 18:30.
NDESHJA E KONTROLLIT
BLUTË-TË KUQTË 1-3
Golat: Vangjeli/ Bulku (2), Kapllani
BLU: Hidi; Dallku, Vangjeli, Curri, Teli, Cana, Lala, Skela, Bogdani.
KUQ: Mihahi (masazhatori); Beqiri, Bulku, Vrapi, Agolli, Salihi, Kapllani, Hyka, Berisha









Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›