Në Suedi shpërthen debati, si të luajmë kundër Shqipërisë

Në Suedi kanë shpërthyer debatet. Si të luajmë kundër Shqipërisë? Në faqen online të gazetës suedeze "Aftonbladet", jepen edhe disa sugjerime, por që sigurisht ndosha edhe nuk mund të vlejnë për trajneri Lars Lagerbak.
"Është më mirë ta fillojmë me 4-4-2 për të marrë pikë. 3-5-2 është për të ardhmen, por ne kemi nevojë për më shumë ndeshje, përpara se ta aplikojmë atë në eliminatore. Uën mendoj se do të ishte mirë t'i kishim të dy opsionet, për t'i ndryshuar nëse do të dështojmë me njërin prej tyre gjatë lojës", - thotë një prej ekspertëve të njohur suedez të futbollit, Tomas Nordahl. Gjithsesi mendimet vlojnë. "Unë mendoj se duhet të luajmë 3-5-2. Shqipëria është një vend të cilin ne duhet ta mundim, për më tepër që ne kemi mundësinë të luajmë ndeshjen e kthimit në shtëpi. Behet fjalë për një ndeshje që duhet të fitojmë, por edhe që mund të rezultojë në një dështim nëse rast se në do të provojmë t'i nënvleftësojmë", - shkruan Stefan Alfelt.
"4-4-2, Shqipëria është jo shumë larg nivelit tonë. Do të ishte më mirë të provonim të luanim 3-5-2, pasi ne nuk jemi shumë të shpejtë në mbrojtje për t'u bërë ballë atyre. Na mjafton të shikojmë Francën, që shënoi tre gola kundër nesh. Ndërkohë që mund ta ndryshojmë sistemin e lojës gjatë lojës", - thotë një tjetër specialist suedez, Ralf Edstrom.