E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita e verës, Bashkia e Tiranës publikon listën e aktiviteteve festive në kryeqytet

13-03-2013 / Gazeta 55

Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë  aktivitetesh, në mënyrë që qytetarët e Tiranës pavarësisht moshës së tyre të mund të festojnë  sa me hareshëm Ditën e Verës. Aktivitetet e shtrira përgjatë rrugës “Murat Toptani”, parkut “Rinia”, përpara Galerisë së Arteve, tek “Vëllezërit Frashëri”, sheshi “Nënë Tereza” dhe Liqeni Artificial  do të fillojnë që në mëngjes dhe do të vazhdojnë deri në mbrëmje. Drejtori i Artit dhe Kulturës në Bashkinë e Tiranës z. Arben Skënderi ka bërë të ditur për mediat, axhendën e festimeve për Ditën e Verës.

Në rrugën “Murat Toptani”:

Panairi i artizanatit dhe luleve
Ansambli “Tirana”
Banda Frymore
Akademia e Hollwood-it

Sheshi përpara Galerisë së Arteve:

Shkolla e Baletit
Kori i Liceut Artistik “Jordan Misja”

Parku Rinia:

Lojra popullore
Animatorë
Cirku Kombëtar i Tiranës

Sheshi “Vëllezërit Frashëri”:

Teatri i Metropolit

Liqeni Artificial i Tiranës:

Akademia “Robert Radoja”

Sheshi “Nënë Tereza”:
Karaoke

Bashkia e Tiranës fton të gjithë qytetarët, t’i bashkohen festimeve në Ditën e Verës!

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›