E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vatikan, dështon edhe përpjekja e dytë për zgjedhjen e Papës

13-03-2013 / Gazeta 55

Sërish ka dështuar votimi  për të zgjedhur Papën e ri.  Nga oxhaku i Kapelës Sistine, doli tym i zi  duke treguar se 115 kardnalët katolik në votimin e mëngjesit nuk kanë arritur të zgjedhin udhëheqësin e ri të Vatikanit dhe të gjithë besimtarëve katolikë.
115 kardinalë nga 48 vende të botës do të votojnë sërish sot edhe 2 herë të tjera pasdite  derisa për Papën e ri të bien dakort 2 të 3 e tyre.
Nëse Papa do të zgjidhet sot tymi i bardhë të vërehet në oxhakun e Kapelës Sistine rreth orës 17:30 pasdite. Në të kundërt tymi i zi do të dalë në orën 19:00.
Tymi nuk është mënyra e vetme që kardinalët besnikë komunikojnë vendimet e tyre. Këmbanat do të bien në Vatikan e shpallja Habemus Papam do të përcillet rreth 40 minuta më vonë nga ballkoni mbi sheshin e Shën Pjetrit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›