E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta në Sarajevë: Kriza të zgjidhet sa më shpejt

Në të njetjën linjë me komisionerin për zgjerim Stefan Fyle, në Sarajeve, dhe për ministrin e jashtëm ilir meta zgjidhja krizes duhet brenda një afati sa më të shkurtër për të mos rrezikuar një afat të pamerituar.

“Megjithate unë shpresoj që në ditë e ardhshme të ketë përpjekje të palodhura, pozitive, ti largohemi retorikës që nuk afron drejt zgjidhjeve, të cilat nuk mungojnë dhe janë të mjafta midis transparencës dhe respektimit të Kushtetutes, dhe sigurisht që kjo situatë nuk është aspak e këndshme, kjo situatë vërtetë mund të ketë ndikime negative nëse do të vazhdonte përsa i takon statusit të vendit kandidat por ky do të ishte një ndëshkim i pamerituar për të gjithë qytetarët shqitparë dhe natyrisht do të ishte dhe një zhgënjim i pamerituar dhe për BE, KE, PE”, tha Ilir Meta.

Me afrimin e skadencës së 2 javëve të dhëna nga BE për të zgjidhur krizën, Meta thotë se shpreson se perpekjet do të intensifikohen gjatë ditëve të mbetura.

“Procesi i liberalizimit të vizave pa dyshim që është i pakthyeshëm. Absolutisht që unë jam i bindur që do të jetë i suksesshëm, tashmë procedurat kanë filluar dhe ato do të përfundojnë. Unë besoj në përgjegjshmërinë e të gjithëve që nuk besoj se mund të ketë humbur plotësisht, këtu bëhet fjala për të ardhmen e vendit. Ka hapësira, ka mundësi, duhet vetëm vullnet pozitiv dhe nuk duhet luajtur me ndërkombëtarët, në kuptimin e shërdorimit të investimit të tyre për të ndikuar pozitivisht”, vijoi Meta.

Elona Gjylmi < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›