“Regjistrim cdo shqiptari dhe banese”
Qe nga momenti kur eshte bere regjistrimi i fundit i popullsise, ne vitin 2001, kane ndryshuar shume gjera ne Shqiperi. Ka pasur levizje demografike, shtim te numrit te popullsise, ndryshim te situates sociale. Pikerisht per kete shkak, lind domosdoshmeria e zbatimit te projektit REPOBA, qe do te thote regjistrim i Popullsise dhe Banesave. I financuar nga qeveria shqiptare dhe disa donatore te huaj, projekti do te zbatohet vitin e ardhshem, ndersa ne pranvere te ketij viti eshte pilotuar projekti me regjistrimin e disa banesave.
Regjistrimi
Per kete ceshtje dje u zhvillua ne hotel “Sheraton” seminari i organizuar nga INSTAT dhe Projekti i BE “Asistence Teknike per Zyren e Statistikave Kombetare dhe Zyrat e saj Rajonale ne Shqiperi”. Ne kete seminar ishin te pranishem Genc Pollo Ministri per Inovacionin dhe Teknologjine e Informacionit e te Komunikimit, Helmuth Lohan, kreu i Delegacionit Evropian ne Shqiperi, Ines Nurja, Drejtor i Pergjithshem, INSTAT, perfaqesues te EUROSTAT, etj. Sikurse u be me dije, Instituti i Statistikave te Shqiperise do te zhvilloje vitin e ardhshem me regjistrimin e popullsise dhe banesave (shkurt REPOBA). Ne kete kuader, jane kryer shume aktivitete pergatitore, nje sere takimesh me perfaqesues te paleve te interesuara dhe per te testuar punen e deritanishme pergatitore, INSTAT ka kryer nje regjistrim pilot ne periudhen prill dhe maj 2010. Gjate seminarit ministri Pollo tha se “Regjistrimi i Popullsise dhe Banesave 2011, eshte nje nder proceset me madhore dhe me rendesi per Shqiperine per krijimin e nje baze te dhenash per nje politike-berje dhe qeverisje me te mire si dhe per perafrimin e sistemit kombetar statistikor me ate evropian”. Ai vijoi se Shqiperia do te kete nje inventar te avancuar, me te dhena sipas standardit te Eurostat-it dhe qe perdoren rendom ne shtetet anetare te BE-se per individet, familjet, komunitetet dhe mbi kete baze qeveria, pushteti vendor, institucionet arsimore, biznesi, do te mund te adoptojne politika me adekuate dhe te marrin vendime me te pjekura, pasi do te kene informacionin e nevojshem.
Perfitimet
Qellimi kryesor i Regjistrimit te Popullsise eshte te jape nje panorame aktuale dhe te sakte te realitetit demografik, ekonomik dhe social ne vend. Por, ne rastin e Shqiperise, regjistrimi duhet te jete gjithashtu edhe nje pikenisje per nje sistem te qendrueshem te statistikave aktuale te popullsise sipas vrojtimeve. Regjistrimi i Popullsise do te jete nje investim i rendesishem afat-gjate ne te gjithe sistemin statistikor te vendit sa i perket kapacitetit dhe ndertimit institucional. Projekti i Regjistrimit ka per qellim sigurimin e informacionit baze, ne formen e te dhenave elektronike individuale, te cilat jane thelbesore per ndertimin institucional, zhvillimin demokratik dhe qeverisje te mire te Shqiperise. Regjistrimi i Popullsise dhe Banesave do te kontribuoje ne sigurimin e te dhenave baze te qendrueshme ne kohe, si demografike ashtu dhe social-ekonomike, ne nivel kombetar, lokal dhe rajonal per thjeshtimin e formulimit, monitorizimit dhe vleresimit te planeve dhe programeve te zhvillimit social-ekonomik si dhe per qellime te tjera administrative dhe studime kerkimore-shkencore. Ai gjithashtu do te kontribuoje ne forcimin e kapaciteteve per zhvillimin e nje infrastrukture ne funksion te sistemit statistikor, ne perputhje me standardet dhe rekomandimet Evropiane dhe ato nderkombetare.
Regjistrimi i 2001
Qe prej Regjistrimit te Popullsise dhe Banesave ne Shqiperi te vitit 2001, kushtet politike, ekonomike dhe sociale ne vend kane ndryshuar, fale procesit te zhvillimit social-ekonomik te vendit. Levizja e vazhdueshme migratore e popullsise nga zonat rurale drejt atyre urbane, por edhe ne drejtim te vendeve te tjera ka sjelle levizje demografike te medha dhe ne ndryshim te te dhenave statistikore.
Projekti do te perfshije cdo ndertese ne vendin tone
“Census 2011” do te perfshije cdo shtepi dhe ndertese ne vend. Informacioni i mbledhur nga ky regjistrim do te ndikoje pozitivisht ne shume sipermarrje te se ardhmes, pasi krijon regjister me te dhena te rendesishme sociale e ekonomike, per te gjitha nivelet e organizimit administrativ te vendit deri ne komuna, fshatra, etj. Ai na jep nje pamje te qarte te situates aktuale, por dhe ndihmon shume per realizimet e proceseve te ngjashme ne te ardhmen. Kjo fotografi e momentit, por qe eshte shume dimensionale do te lehtesoje per kedo kuptimin e situates ekonomike, sociale, bujqesore, demografike dhe te shume fushave te tjera, pasi na jep nje informacione shume te qarta dhe te larmishme.
Deri tani jane regjistruar 3100 familje
Testimet e bera sipas programeve nga Njesia e Regjistrimit ne zona te ndryshme te Shqiperise kane dhene rezultatet e para per realizim te mire te Census-it. “Si kryetar i Komisionit Qendror per Regjistrimin e Popullsise dhe Banesave, dua t’u informoj se ne 3,100 familje kane perfunduar regjistrimet e para qe jane pjese e nje Projekti Pilot. Ne e kemi cilesuar si te rendesishem kete hap te hedhur, duke e financuar plotesisht me fonde buxhetore, pasi zonat ku eshte shtrire Piloti jane te shumta dhe gjenden ne pothuajse te gjitha llojet e qyteteve, komunave apo bashkive ne Shqiperi”, tha Pollo. Ai vijoi se mbi bazen e ketij pilotimi do te orientohet ushtrimi i madh i vitit te ardhshem.
Lohan: Kujdes privatesine
Ambasadori i BE-se ne Tirane Helmut Lohan kerkoi gjate seminarit te djeshem qe te behet shume kujdes me ruajtjen e privatesise. “Regjistrimi i popullsise eshte nje proces shume i rendesishem per vendin, por duhet te behet kujdes ne ruajtjen e privatesise qe eshte shume themelore ne kete proces. Eshte e rendesishme ruajtja e privatesise se personave qe do te plotesojne pyetesorin e te dhenave personale”, tha Lohan.