Dita kundër Homofobisë:'Flije mendjen. Disa njerëz janë gay'
TIRANË- Aleanca Kundër Diskriminimit çel sot aktivitetin e parë shqiptar në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Kundër Homofobisë. Ky marshim është i pari i disa aktiviteteve, që dy organizatat LGBT në Shqipëri kanë planifikuar të zhvillojnë gjatë kësaj jave. Në orën 18.00, në Sheshin “Nënë Tereza” aktivistë LGBT, përkrahës të kësaj kauze, të rinj dhe të reja do të nisin një marshim përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit me sloganin: Flije Mendjen! Disa njerëz janë Gay.
Në vazhdim aktiviteti i diversitetit seksual do të vazhdojë në Vlorë, për të folur me të rinjtë, prindërit dhe mësuesit e tyre në lidhje me të drejtat e njeriut, për t’u kthyer sërish në Tiranë.
Në njoftimin për mediat theksohet se në të gjitha eventet në kuadër të 17 Majit, ne do tregojmë se historia e LGBT nuk është vetëm ajo historia e shtypjes, e diskriminimit dhe e dehumanizimit të natyrës njerëzore, por është mbi të gjitha një histori e përjetshme dashurie.
(d.b/shqiptarja.com)