E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet trafikanti i armëve në kufirin Sqipëri-Kosovë

KUKES- Kapet në kufi me 9 pistoleta, ndërsa vinte nga Kosova në drejtim të Shqipërisë. Policia e Kukësit ka arrestuar në pikën e kalimit kufitar të Morinës shtetasin Pjetër Vokrri ndërsa në automjetin e tij tip “Benz “ me targë, MR 0954 A, u gjetën 9 armë luftarake, pistoleta, si dhe 237 copë fishekë që i mbante pa leje.

Ne vijim te këtij operacioni, në bashkëpunim me efektivët e policisë së Rrëshenit, ku banon 51 vjecari Pjetër Vokrri është ushtruar kontroll në banesën e tij ku është gjetur dhe sekuestruar 1 automatik tip kallashnikov, si dhe një sasi fishekësh.

51 vjecari akuzohet për “Trafikim të armëve dhe municionit luftarak”, ndërsa vijojnë hetimet për zbulimin e destinacionit të 9 pistoletave dhe personit që do t’i dorëzoheshin ato.
(jd/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›