Personazh/ Femrat e QSUT, festojne se bashku 8 Marsin
Sonila Isaku
Buzeqeshja, hijeshia, veshjet, bukura, serioziteti te gjitha ishin te bashkuara dhe te stisura tek cdo grua, qe perballje ne korridoret spitaleve te QSUT-se por edhe ne institucion. E ndersa misioni i tyre i rendesishem per t'u ardhur ne ndihme personave te semure edhe ne kete fillimjave ishte ne krye te vemendjes, ne hapesirat boshe diskutonin se si do te kalonin kete 8 Mars. Festa kishte filluar dite me pare, kur nisen te mendojne per veshjen, tualetin, rregullimin dhe stilimin e flokeve. Eftimika, Odeta, Erida, Keti, Irma, Alketa, Marjeta, Dorina etj, te dukeshin sikur nuk ishin ato, me te cilat ishe perballur edhe here te tjera dyerve apo zyrave te institucionit te Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza". Gjate dites se djeshme, te gjitha te prisnin me nje "Gezuar" dhe me nje buzeqeshje ndersa te tregonin se se bashku do te festonin ne nje prej restoranteve ne periferi te Tiranes.
Festa
Te organizuara si kurre ndonjehere punonjeset e administrates se QSUT-se kane vendosur te festojne 8 Marsin, duke u treguar meshkujve te institucionit se ky i fundit diten e djeshme ka qene vetem per ta dhe po keshtu edhe puna. "Jemi organizuar te gjitha, per te treguar se sa te rendesishme jemi ne, se sa vlejme per kete institucion. Por rendesia jone nuk eshte vetem ne nje dite te vetme, por gjate 365 diteve, kur cdo problem zgjidhet nga ne, ku pjesa me derrmuese e punonjesve jane gra. Ndaj ne kete dite duam te tregojme se sa te rendesishme jemi", ka pohuar Eftimika Kono, shefe e Sektorit Ekonomik ne QSUT. E ndersa kaloje korridoreve, te dukej vetja sikur ishe pjesemarrese ne ndonje parade mode, ku perpara te kalonin veshje nga me seriozet deri tek me modernet. Te gjitha te hipura ne taka te larta, te jepnin pershtypjen e modeleve te cilat po provojne per here te pare pasarelen. Te reja, ne moshe, vajza, te gjitha dje duket se kane vendosur nje emerues te perbashket per moshen e tyre, duke u ndiere te barazvlefshme, te rendesishme. Por kete "superfuqi" nuk e kane pranuar vetem per nje dite, por duke i thene gjithe botes dhe nenat, motrat, grate jane qenia me e rendesishme.
Organizimi
Festimi i 8 Marsit, si cdo vit urohet me dhurata te cilat jane te perhershme si lulet, darkat apo bizhu. Dje ne rruget e Tiranes, shihje njerez me lule ne duar te cilet do t'ia dhuronin njerezve te dashur. Lulet kane qene keshtu dhurata me e preferuar dhe ishin ato qe e benin me prezente atmosferen e festes edhe pse mot ishte i keq. "Nje buqete e madhe me lule, me ka mbushur duart qe ne mengjes. Ishte nje dhurate shume e kendshme per mua" thote Odeta Vokopola. Por nuk eshte e vetmja qe ka marre kete buqete me lule pasi edhe shume te tjera kane marre dhurata, qe ne nje fare menyre kane qene te domosdoshme. Ky 8 Mars mund te njihet si dite protestash, por ne Shqiperi kjo dite e gruas gjithmone eshte konceptuar si nje feste mes tyre. Ndryshe nga vende te tjera te botes, te cilat kete dite ia kushtojne plotesisht femres, 8 Marsi shqiptar permbledh edhe urimin per nenen. Megjithate, ndryshimi i ketij viti duket se ka qene mungesa e simbolit te festes: mimozes, e cila per shkak te motit, kete mars ka qene e rralle. Por, me apo pa mimoza, dyqanet e luleve ne kryeqytet kane pasur edhe kete dite feste, fluks blerjesh nga te gjitha moshat.