E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita ndërkombëtare e të zhdukurve, Kosova në kërkim të 1.726 personave

Sot në Kosovë shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur. Ndërkohë edhe katërmbëdhjetë vjet pas luftës, familjarët kërkojnë 1.726 persona të pagjetur.

Për këtë ditë, dje është inauguruar Kompleksit të Varrezave në Çabrat-Gjakovë. Nystrete Kumnova, nga shoqata Thirrjet e nënave, ka thënë se janë të zhgënjyer të gjithë familjarët e të pagjeturve, pasi, sipas saj, Qeveria nuk po e detyron Serbinë që ti kthej të zhdukurit dhe kriminelët ti qesin para drejtësisë.

Rezultatet për familjarët janë shumë të vogla, jemi të zhgënjyer sepse vetëm kemi gjetur eshtrat e më të dashurve tanë por Kosovës i mungojnë ende edhe 1726. Nuk jemi marrë me drejtësinë, me kriminelët ndoshta pse jemi të vegjël jemi baba, nëna, motra, vëllezër, nuk kemi funksion të lartë që ta detyrojmë Serbinë që të na gjej kthej dhe kriminelët të dalin para drejtësisë, është shprehur Kumnova.

Kurse, sot do të zbulohet “Pllaka për të zhdukurit në Sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, përballë ndërtesës së Qeverisë.

Në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, edhe përfaqësuesit e Shoqatave Familjare të Personave të Zhdukur do të mbajnë një konferencë për Media.

Në raportin më të ri mbi zhvillimet në Kosovë të Sekretarit të Përgjithshëm, Ban Ki-moon, që është shqyrtuar dje në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në Nju Jork, ndër çështjet që duhet të kenë prioritet për tu zgjidhur përmenden rastet e pazgjidhura të personave të zhdukur dhe sjellja para drejtësisë e të gjithë atyre që janë përgjegjës për krime të luftës”.

Këtë plagë të rëndë të luftës, ai e paralajmëron si një çështje që do zgjidhje dhe që duhet të jetë pjesë e pashmangshme në bisedimet e mëtejme Prishtinë-Beograd.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›