E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita ndërkombëtare të familjes, reagon politika



Dita Ndërkombëtare e Familjes ka sjell në qendër të vëmendjes mungesat që ka sot shoqëria shqiptare në këtë pikë. Po kështu është e nevojshme të hartohen politika dhe strategji për nxjerrjen e shoqërisë nga ky proces ku është futur. Në ditën botërore të familjes, Partia Demokristiane bën apelin e saj për të rritur vëmendjen ndaj familjes shqiptare. Njëkohësisht ështw kërkuar ndikim më i madh në politikë për konsolidim e familjes shqiptare. PDK-ja ka propozuar një politikë strehimi tepër lehtësuese për familjet e reja, lehtësi në punësimin e tyre si dhe ndihma direkte për shkollimin e fëmijëve për familjet në nevojë. Po kështu, për të nxjerrë shoqërinë nga problematika e ditëve të sotme, është e nevojshme që shoqëria të trajtohem me lehtësira financiare për familjeve në nevojë, hapjen e rrugëve të perspektivës për to, reduktimin e varfërisë, luftimin e krimit, drogës, parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme etj.

Isuf Kalo:” Fshihen gabimet në spitale e vendit”

Një pjesë e madhe e gabimeve të mjekëve në spitale mbahen të fshehta. Kjo, pasi në spitalet e vendit nuk ka një proces monitorimi. Në tryezën e mbledhur, dje, nga Qendra Kombëtare e Akreditimit të Institucioneve Spitalore, është diskutuar problematika e madhe që ka kapur spitalet e vendit dhe sidomos QSUT-në. Vdekja e disa pacientëve, ku në qendër të vëmendjes janë vendosur bluzat e bardha, ka hapur nj debat të madh tek opinioni dhe të gjithë bluzat e bardha. Fajësia mbetet e paanshme dhe nuk dihet nëse pacientët kanë vdekur për shkaqe të pamundura në mjekësi apo për faj të mjekut që ka ndjekur operacionin. Drejtuesi i Qendrës Kombëtare të Akreditimit të Institucioneve Spitalore, Isuf Kalo, është shprehur se mjekët apo spitalet fshehin gabimet e tyre, që mes tyre ka gabime njerëzore dhe ato që ndodhin për shkaqe mjekësore.
Ajo që është më problematike është se nuk ka një proces monitorimi të mjekëve.

16 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›