Isuf Kalo:” Fshihen gabimet në spitale e vendit”
Një pjesë e madhe e gabimeve të mjekëve në spitale mbahen të fshehta. Kjo, pasi në spitalet e vendit nuk ka një proces monitorimi. Në tryezën e mbledhur, dje, nga Qendra Kombëtare e Akreditimit të Institucioneve Spitalore, është diskutuar problematika e madhe që ka kapur spitalet e vendit dhe sidomos QSUT-në. Vdekja e disa pacientëve, ku në qendër të vëmendjes janë vendosur bluzat e bardha, ka hapur nj debat të madh tek opinioni dhe të gjithë bluzat e bardha. Fajësia mbetet e paanshme dhe nuk dihet nëse pacientët kanë vdekur për shkaqe të pamundura në mjekësi apo për faj të mjekut që ka ndjekur operacionin. Drejtuesi i Qendrës Kombëtare të Akreditimit të Institucioneve Spitalore, Isuf Kalo, është shprehur se mjekët apo spitalet fshehin gabimet e tyre, që mes tyre ka gabime njerëzore dhe ato që ndodhin për shkaqe mjekësore.
Ajo që është më problematike është se nuk ka një proces monitorimi të mjekëve.
16 Maj 2008