E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita pa makina korsi e vendparkime per bicikleta

Premtimin për të përdorur biçikletë në ditën pa makina e kanë mbajtur pothuajse të gjithë punonjësit e bashkisë së Tiranës, duke filluar që nga kryetari Lulëzim Basha. Herët në mëngjes ata i janë drejtuar zyrave të tyre me bicikletë, ndërkohë që shumë të tjerë kanë qenë këmbësorë.
Në këtë ditë të vecantë , ku mesazhet sensibilizuese përcillen në të gjithë botën që të përdoren sa më pak automjetet për një mjedis të pastër, kryebashkiaku Basha ka përcjellë disa premtime për korsi të reja për bicikletat apo për një linjë të re moderne të transportit publik.

“Së pari, duhet të sigurojmë stacione biçikletash në të gjithë qytetin dhe Bashkia do të nisë menjëherë nga puna për ta bërë këtë realitet me financimet e veta dhe në partneritet me sektorin privat. Së dyti, do të dedikojmë korsi biçikletash në të gjithë qytetin, kur ne të kemi përsëri ditën pa makina, ku në të gjithë qytetin e Tiranës do të shënohen mbi 22 km korsi e dedikuar për biçikletat. Brenda shtatorit do të kenë përfunduar termat e referencës për të hapur projektimin e të paktën njërës prej linjave të tramit të Tiranës”- tha Basha.

Aktivitete sensibilizuese  për përdorimin e bicikletave  ka zhvilluar edhe ministria e mjedisit në parkun ”Rinia”, por pavarisht nismave që u ndërmorën  për të reduktuar sado pak nr e automjeteve , në rrugët e Tiranës trafiku ka qënë po thuajse i njëjtë, duke krijuar herë pas here kaos në segmente të ndryshme rrugore.

Edlira  Sulejmani
Azhornuar së fundi ( e enjte , 22 shtator 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›