Hipoteke per pallatet. Firmos Basha Olldashi e Halimi

Të gjithë qytetarët e Tiranës që nuk kanë hipotekë, pritet të marrin shumë shpejt në dorë certifikatën e pronësisë për banesat e tyre. Të paktën kështu ka premtuar kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, i cili ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Punëve Publike dhe atë të Drejtësisë. Basha tha se problemi i lejeve të shfrytëzimit për pallatet e reja, kërkon zgjidhje urgjente, pasi ka mbetur peng, për shkak të mosbashkëpunimit me institucionet e tjera.
• Detajet e marrëveshjes. Çertifikata e pronësisë vjen me postë
“Vetë qyteti është deprivuar nga një shumë 500- 700 milionë euro, shumë kolaterali që përfaqësojnë këto apartamente sot të pahipotekuara. Nesër, me përfundimin e këtij procesi do të jenë jo vetëm pasuri e këtyre qytetarëve, e rregjistruar në emër të tyre, por dhe një kolateral i fuqishëm i rregjistruar në bankat e qytetit të Tiranës dhe një garanci për investime, për rritje ekonomike dhe për punësim. Banorët që kanë blerë apartamentet e tyre në pallate që nuk kanë absolutisht asnjë përgjegjësi për shkeljet nga ndërtuesi nuk do të deprivohen më nga e drejta e tyre kushtetuese dhe ligjore për të pasur titullin e pronësisë”- tha Basha.
"Ky proces, duhej të kishte filluar më herët, u shpreh ministri Sokol Olldashi. Ndërsa ai i Drejtësisë Eduart Halimi tha se me këtë memorandum u jepet fund burokracive për tu pajisur me hipotekë, pasi në javët në vazhdim pritet të hartohen akte të reja nënligjore.
“Ky proces mund të ishte bërë shumë më herët, por për shkak të dallimeve konceptuale që ka pasur bashkia e djeshme me bashkinë e sotme nuk ka qenë e mundur. Nuk ka qenë e mundur pasi për asnjë çast nuk ka pasur gatishmëri bashkëpunimi”- tha Olldashi.
“Ky memorandum do të bëjë të mundur implementimin e këtyre akteve nënligjore dhe finalizimin e përfundimit të procesit të rregjistrimit të apartamenteve të Tiranës”- tha Halimi.
Sipas Bashës, në javët e para të nëntorit pritet të konkretizohet fillimi i kësaj nisme që do të përfshijë një listë të gjatë familjesh në Tiranë, të cilat presin të ligjërojnë banesat e tyre.
Në kryeqytet ka të paktën tre kategori ndërtimesh të pahipotekuara ende. Kategoria e parë përfshin qytetarët që kanë ndërtuar në tokën e tyre, por që e kanë bërë këtë pa leje. Kategoria e dytë janë ndërtimet e ngritura mbi pronat shtetërore dhe së fundi vijnë ato ndërtime që janë bërë në tokën e pronarëve të tjerë.
Edlira Sulejmani Azhornuar së fundi ( e enjte , 22 shtator 2011 )