Refuzojne dentistin. Shqiptaret nuk kujdesen per dhembet
60 përqind e shqiptarëve i kanë dhëmbët aq të prishur sa është e pamundur t’i ndreqen më. Të dhënat raportohen nga Autoriteti Shëndetesor Rajonal, në javën ndërkombëtare të sensibilizimit për dhëmbë të shëndetëshëm. Shefja e promocionit pranë ASHR, Vojsava Sulce thotë se pas një studimi mbi shëndetin oral në rang vendi, ka rezultuar se të rriturit kanë më shumë probleme, pasi neglizhojnë të kujdesen për dhëmbët.
“60% e popullsisë kanë dhëmbë të dëmtuar. Nuk është treguar kujdes, nuk është bërë kontroll i rregullt kur dhëmbët janë të shëndetshëm dhe paraqiten kur dhëmbi është i prishur. Tek fëmijët është diçka më mirë se tek të rriturit. Tek fëmijët, duke pasur edhe personelin shëndetësor në shkolla, bëhet florizimi në shkollë, bëhet edhe kontrolli, depistimi”- tha Sulçe.
Në këtë ditë u organizuar dhe një aktivitet, ku nxënës të shkollave prezantuan njohuritë e tyre mbi parandalimin e sëmundjeve të dhëmbëve nëpërmjet pikturave. Ata përcollën dhe këshilla për moshatarët e tyre.
Në të gjitha shkollat e vendit - thonë specialistët e ASHR, - janë zhvilluar fushata për parandalimin e sëmundjeve të dhëmbëve.autoritetet shëndetësore thonë se këtë vit të ri shkollor nxënësit mund ta marrin shërbimin dentar nëpër shkolla, pasi janë të garantuara të gjitha pajisjet dhe materialet.
Julia Bardhushi