KQZ shpërndan materialin sensitiv në Istog

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) tha sot se ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për zgjedhjet e parakohshme që zhvillohen të dielën në komunën e Istogut. Materiali sensitiv i zgjedhjeve, tashmë është shpërndarë.
Zëdhënësi i KQZ-së, Fehmi Ajvazi, ka thënë për Kosovapress se janë kryer të gjitha veprimet e nevojshme në lidhje me zgjedhjet në Istog, të cilat mbahen pas vdekjes së kryetarit Fadil Ferati.
“Materiali sensitiv tashmë është shpërndarë dhe është i destinuar nëpër vendet e caktuara. KQZ-ja sipas planit operacional praktikisht i ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme që lidhen me zgjedhjet e jashtëzakonshme në Istog”, ka bërë të ditur Ajvazi.
Edhe Policia e Kosovës thotë se i ka bërë të gjitha përgatitjet operacionale për zgjedhjet e nesërme. Për këtë proces janë angazhuar rreth 60 policë, të cilët do të ofrojnë siguri në të gjitha qendrat e votimit.
Në zgjedhjet nesërme që do të zhvillohen në Burim do të jenë të hapura 15 qendra të votimit dhe 55 vendvotime, ndërsa me të drejtë vote janë 39 307 qytetarë.
Fushata zgjedhore në komunën e Burimit ka përfunduar më 9 prill. Sipas tërheqjes së shortit, AAK-ja ka numrin 22 dhe kandidati i saj për kryetar të Burimit është Muhamet Shatri; AKR-ja me numër 24 ka për kandidat Ismet Mulajn; LDD-ja me numrin 21 kandidon me Rifat Osmanin; LDK-ja, numër 25, ka kandidat Haki Rugovën, aktualisht zëvendëskryetar i kësaj komune; ndërkaq PDK-ja sipas shortit ka numrin 23 dhe si kandidat për kryetar të mundshëm ka Shasivar Haxhijajn.