"Dita që ndryshoi historinë" E gjithë bota mblidhet në Berlin
"Ishte rezultat i një historie të gjatë represioni dhe lufte kundër tij. Rrëzimi i tij ishte realizimi i një ëndrre". Kanë qenë këto fjalët që Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë para se të kalonte ish-kufirin që dikur ndante në dy pjesë Gjermaninë. Bornholmer Strasse ishte pika e parë që u hap për qytetarët gjermanolindorë gjatë natës historike të 9 nëntorit 1989. Nën shoqërinë e ish-presidentit sovjetik, Mikhail Gorbaçov, dhe ish-presidentit polak, Lech Walesa, Kancelarja Merkel hapi festën për të celebruar 20-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit. Kryeqyteti gjerman u pushtua nga festa. Më shumë se 100 mijë turistë nga e gjithë bota ishin bashkuar me qytetarët gjermanë në këtë ditë të veçantë, jo vetëm për Gjermaninë, por për gjithë botën. Në një intervistë të dhënë për rrjetin e televizionit publik, "Ard", Merkeli pranoi se "bashkimi gjerman nuk ka përfunduar ende", dhe e ftoi kombin të bënte një përpjekje për të barazuar mënyrën e jetesës mes lindjes dhe perëndimit të vendit. "Duhet punuar më tej për krijimin e kushteve të barabarta të jetesës. Në pesë landet e pjesës lindore të vendit, papunësia është thuajse dy herë më e lartë se në atë perëndimore. Për këtë duhet të punojmë të gjithë së bashku, që ndryshimet të mos ekzistojnë. Ndaj është e domosdoshme që deri në vitin 2019 të vazhdojë të mbahet nga rroga e çdo gjermani kontributi i solidaritetit të 5 përqindëshit për të vazhduar financimin e ndërtimit të pjesës lindore", tha ajo. Festimet nisën në orën 09:30 të mëngjesit me meshën e mbajtur në kishën Gethsemane, ku përveç Kancelares gjermane ishte i pranishëm edhe Presidenti gjerman, Horst Kohler. "Këto festime nuk janë vetëm për gjermanët, por për gjithë Europën", tha Kancelarja gjermane, që nënvizon më pas se "ka qenë vërtet e rëndësishme që të luftoje për këtë". Më pas ajo iu drejtua ish-Presidentit të fundit sovjetik, duke e falënderuar që bëri të mundur këtë ngjarje të madhe. "Ne e dinim se diçka po ndodhte në Bashkimin Sovjetik dhe e dinim që diçka e tillë duhet të ndodhte edhe këtu te ne. Gorbaçov pati kurajën që ta shtynte më tej këtë proces. Faleminderit që je këtu sot (dje)!", tha Merkel. Ish-sekretari i përgjithshëm i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, nga ana e tij deklaroi se nuk e priste që muri të rrëzohej para fundit të shekullit të shkuar. "Historia është shkaku i ndarjes së Gjermanisë dhe do të jetë po ajo që do bëjë të kundërtën", tregoi Gorbaçov. Ai pranoi se këto fjalë i kishte thënë në takimet e tij me Helmut Kolin, në atë kohë kancelar i Gjermanisë, kur flisnin se si të bashkonin dy Gjermanitë. "Mendoja se do të ndodhte në shekullin XXI, por për fat të mirë bashkimi ndodhi shumë kohë më përpara", përfundoi Gorabaçov. Ndërkaq, ish-presidenti polak, Lech Walesa, ka treguar se më shumë se 50 për qind e meritave në rrëzimin e murit i takojnë Papa Gjon Palit II dhe lëvizjes "Solidarnosc". "Nuk ishte Mikhail Gorbaçov ai që dha impulsin deciziv për rënien e murit, por Papa Gjon Pali II dhe lëvizja e "Solidarnosc". Ati i Shenjtë, pas emërimit të tij në kreun e kishës katolike, bëri një vizitë në vendlindje dhe iu drejtua besimtarëve me fjalët: "Mos u trembni para asgjëje, vazhdojeni misionin tuaj, sepse do t‘ia arrini qëllimit. Pikërisht ishte bekimi i tij që solli çdo ndryshim. Po të mos ishte Papa, do të kalonin edhe shumë vite të tjera pa bërë asgjë", tha ai. Nga ana tjetër, Presidenti gjerman, Horst Koheler, tregoi për rëndësinë e kësaj ditë për Gjermaninë. Ai kujtoi edhe natën e 9 nëntorit të 1938. "Atëherë në Gjermaninë naziste qytetarët hebrenj u sulmuan, u vranë ose u detyruan të kryejnë vetëvrasje. 9 nëntori 1938 dhe 9 nëntori 1989 janë të lidhur me njëri-tjetrin. Ndarja e Gjermanive u arrit të kapërcehej edhe sepse ne gjermanët mundëm të nxjerrim mësimet e duhura nga historia jonë mes viteve 1933 dhe 1945", tha Presidenti gjerman. Në orën pesë pasdite, festa e lirisë u zhvendos në Portën e Brandenburgut, ndërsa në orën 19:30 liderët e 27 vendeve evropiane, bashkë me Kancelaren Merkel, Presidentin rus dhe Sekretaren amerikane të Shtetit, Hilari Clinton, u mblodhën së bashku para Portës së Brandenburgut. Në orën 20:00 iu dha shtysa simbolikisht nga Lech Walesa murit prej dominove që treguan se ashtu ranë edhe qeveritë komuniste në Europën Lindore. Rrëzimi i këtij muri prej një kilometër e gjysmë dhe 1000 blloqesh, nga sheshi "Potsdamer", para Portës Brandenburg, e deri pranë ndërtesës së Parlamentit, ishe një tjetër ngjarje që shumë turistë dhe liderë botërorë nuk donin ta humbnin.
Muri i Berlinit u shemb më 9 nëntor të vitit 1989, pas muajsh të tërë të një tensioni gjithnjë e në rritje jo vetëm në Gjermani, por në të gjithë Europën Lindore dhe Qendrore, që deri në atë moment ishte pjesë e influencës sovjetike. Me rënien e tij, shumë njerëz vrapuan që të kalonin pengesën, sidomos pas lajmit të qeverisë së Gjermanisë Lindore, se tani njerëzit ishin të lirë të shkonin në Perëndim. Dy Gjermanitë u bashkuan 11 muaj më vonë, në vitin 1990. Muri nisi si një kordon telash me gjemba, i ndërtuar nga rojet komuniste mëngjesin e 13 gushtit të vitit 1961. Ai ishte 160 kilometra i gjatë dhe i mbajti
Muri i Berlinit u shemb më 9 nëntor të vitit 1989, pas muajsh të tërë të një tensioni gjithnjë e në rritje jo vetëm në Gjermani, por në të gjithë Europën Lindore dhe Qendrore, që deri në atë moment ishte pjesë e influencës sovjetike. Me rënien e tij, shumë njerëz vrapuan që të kalonin pengesën, sidomos pas lajmit të qeverisë së Gjermanisë Lindore, se tani njerëzit ishin të lirë të shkonin në Perëndim. Dy Gjermanitë u bashkuan 11 muaj më vonë, në vitin 1990. Muri nisi si një kordon telash me gjemba, i ndërtuar nga rojet komuniste mëngjesin e 13 gushtit të vitit 1961. Ai ishte 160 kilometra i gjatë dhe i mbajti