Borxhet e BE-së po fluturojnë në qiell
Komisioni Europian paralajmëroi dje vendet anëtare se borxhi publik i bashkimit ekonomik dhe monetar mund të fluturojë në 100 për qind të borxhit të brendshëm bruto, pra sa i gjithë prodhimi i një viti, në rast se qeveritë përkatëse nuk angazhohen për të rivendosur disiplinën fiskale. Mesazhi i ashpër jepet përmes një analize të komisionit, ku nënvijëzohet përkeqësimi i shpejtë i gjendjes së financave publike në BE, shkaktuar nga masat urgjente të ndërmarra në 12 muajt e fundit për të shpëtuar nga falimenti sektorin financiar dhe për të luftuar recesionin. Ministrat e Financave të 16 vendeve anëtare të eurozonës do të diskutojnë raportin e Komisionit në një takim informal, ndërsa të 27 vendet anëtare do ta diskutojnë formalisht më vonë.
Deri në vitin 2007, borxhi publik i eurozonës sihte vetëm 66 për qind e PBB-së. Por, edhe në këtë nivel, ishte shumë më lart se sa objektivi prej 60 për qind që themeluesit e euros kanë marrë përsipër të respektojnë si limit maksimal. Në parashikimin e fundit ekonomik të publikuar nga komisioni, thuhet se borxhi publik do të rritet në 84 për qind të PBB-së vitin e ardhshëm dhe në 88.2 për qind më 2011-n. Por një parashikim edhe më i errët u krye. Dokumenti thotë se duke u bazuar tek ecuria e këtij treguesi në periudhën para krizës, parashikimi është që në vitin 2014, borxhi publik do të fluturojë në 100 për qind të PBB-së. Për më tepër, pavarësisht shqetësimit në rritje për borxhet publike, udhëheqësit e qeverive të BE-së ranë dakord javën e kaluar që të mos nxitojnë të disiplinojnë shpenzimet për të mos dëmtuar rigjallërimin ekonomik.
Komisioni ka identifikuar pesë vende si veçanërisht të rrezikuara nga borxhi publik, Greqia, Irlanda, Letonia, Spanja dhe Britania e Madhe, për shkak se financat publike në këto vende do të jenë nën presion gjatë viteve të ardhshme, për shkak të rritjes së kostos së pensioneve dhe kujdesit shëndetësor, si edhe deficiteve të larta të shkaktuara nga kriza. Vendi më i dobët në këtë drejtim është Greqia, ku komisioni parashikon që borxhi publik të fluturojë në 135.4 për qind të PBB-së në vitin 2011, një nivel për të cilin nuk ka precedent që nga krijimi i euros një dekadë më parë.