Çmimet vijojnë rritjen në shtator, frutat dhe perimet më të goditurat
Indeksi i çmimeve të konsumit u rrit me 2.3 për qind në muajin tetor, duke shënuar rritjen më të shpejtë që nga nëntori i vitit të kaluar, ku çmimet e ushqimeve u goditën veçanërisht ashpër nga zhvlerësimi i monedhës kombëtare lek, bëhet e ditur nga të dhënat e Institutit të Statistikave. Inflacioni vjetor mbetet brenda objektivit, por disa produkte të rëndësishme kanë pësuar rritje dyshifrore. Kështu, çmimet e perimeve në tetor janë 23 për qind më të shtrenjta se një vit më parë, ndërsa frutat kushtojnë 25 për qind më shumë.
"Këtu mund të përmendim rritjen e çmimit të rrushit me 16.8 për qind, portokajve me 14.3 për qind, pjeprit me 11.6 për qind, dardhave me 4.1 për qind etj., si edhe uljen e çmimit të mollëve me 8.6 për qind, kivit me 9.2 për qind, limonëve me 6.4 për qind etj. Gjatë muajit tetor, çmimet janë rritur edhe në disa nëngrupe të tjera të grupit të ushqimeve, ku mund të veçojmë rritjet në nëngrupet sheqer, reçel, mjaltë etj., 1.5 për qind, qumësht, djathë e vezë, 1.5 për qind, peshk 0.2 për qind etj.", njoftoi INSTAT-i.
Në total, çmimet e ushqimeve janë rritur me 4.7 për qind në tetor në krahasim me një vit më parë, rritje e konsiderueshme kjo duke pasur parasysh se edhe në vitit 2008, kishte një krizë inflacioni. Me rënie qenë vetëm çmimet e bukës e drithërave dhe të vajit e yndyrave. Pijet alkoolike dhe duhani pësuan një rritje prej 3.9 për qind në tetor, rritje kjo që i dedikohet nga njëra anë zhvlerësimit të lekut dhe nga ana tjetër rritjes së akcizave për këto mallra. Grupi ushqim, pije dhe duhan zë rreth 50 për qind të shportës së konsumit të shqiptarëve, ndërsa për një pjesë të madhe të familjeve, ushqimet hanë një pjesë edhe më të madhe të shpenzimeve të përditshme.
Çmimet e shërbimeve të transportit kanë pësuar këtë vit rënie të konsiderueshme, kryesisht si pasojë e rënies së çmimit të naftës në tregun ndërkombëtar. Në tetor, inflacioni vjetor i shërbimeve të transportit ishte -2.2 për qind, por brenda këtij grupi, blerja e mjeteve të transportit është shtrenjtuar me 10.5 për qind, pothuajse tërësisht si pasojë e zhvlerësimit të lekut kundrejt euros. Në tetor përfundoi efekti pozitiv i uljes së çmimeve të telekomunikacionit, të cilat u ulën në shtator 2008 përmes një vendimi të autoritetit mbikëqyrës për uljen e kostos fikse të terminimit të telefonatave.
INSTAT vëren edhe faktin se universitetet private po u kushtojnë shqiptarëve më shtrenjtë. "Indeksi i grupit shërbimi arsimor shënoi një rritje prej 2.5 për qind, ku mund të veçojmë rritjen e tarifave të pagesës për universitetet private me 5.4 për qind", tha INSTAT.
Gj. Erebara