E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita/Kryeparlamentarja Topalli, vizitë zyrtare në Liban, lobon për pavarësinë e Kosovës

14-02-2012 / Gazeta 55

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli po zhvillon një vizitë zyrtare në Liban me ftesë të Kryetarit të Parlamentit, Nabih Berri. Kjo vizitë shënon vizitën e parë të këtij niveli të lartë politik nga Shqipëria në Liban në këto 20 vite. Në axhendën e Kryetares së Kuvendit janë parashikuar takime me krerët më të lartë të vendit dhe me shoqatat e industrialistëve, investitorëve, me shoqatat e turizmit e mjeksisë.
Në ditën e parë të vizitës, Kryetarja e Kuvendit u prit në takim në Pallatin Presidencial nga Presidenti i Libanit, Michel Sleiman. Në takim u bisedua për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona, mes të cilave  nuk ekziston asnjë problem. Kryetarja e Kuvendit shprehu besimin se kjo vizitë do të jetë një nxitje për rritjen e nivelit të marrëdhënieve dhe shkëmbimit të vizitave në nivel politik dhe parlamentar. Qëllim i vizitës së Kryetares së Kuvendit në Liban është edhe kërkesa për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Kryetarja e Kuvendit kërkoi që Libani të shohë mundësinë e njohjes së Kosovës dhe ky do të ishte një kontribut shumë i rëndësishëm.
Në takimin me shoqatat e industrialistëve dhe investitorëve libanez, kryesuar nga Presidenti Nehme Frem, si dhe me shoqatat e hoteleri-turizmit e mjekësisë, Kryetarja e Kuvendit foli për domosdoshmërinë e marrëdhënieve ekonomike më të ngushta me Libanin.
Ajo bëri një prezantim të Shqipërisë, mundësive të jashtëzakonshme natyrore dhe ekonomike, shanseve të mëdha që ajo ofron.
Gjatë vizitës së saj zyrtare në Liban, Kryetarja e Kuvendit u prit në një takim të veçantë nga Kryetari i Parlamentit, Nabih Berri. Për kryetaren e Kuvendit, kjo vizitë do të jetë shtysë për rritjen e nivelit të marrëdhënieve dypalëshe. Në takim, dy Kryetarët e Parlamenteve folën për marrëdhënie më të afërta mes dy parlamenteve, përmes shkëmbimit të vizitave mes delegacionesh parlamentare e deputetësh. Gjatë bisedës u fol për plotësimin e kuadrit ligjor përmes finalizimit të marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Libanit, si për shmangien e taksimit të dyfishtë, për transportin ajror e detar, për Mbrojtjen dhe Nxitjen e Investimeve, etj,.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›