Dita/Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami përuroi bustin e Ismail Qemalit në Kaninë

Në Kaninë të Vlorës, shoqata atdhetare-kulturore “Kanina”, në bashkëpunim me intelektualët dhe biznesmenët e kësaj zone përuruan bustin e Ismail Qemalit.
Pas fjalës së hapjes që mbajti kryetari i Shoqatës “Kanina”, Agaçe Yzeiri, të pranishmit i përshëndeti ministri Imami. Ministri Imami falënderoi të gjithë të pranishmit si dhe organizatorët e kësaj ceremonie.
Ministri Imami vuri në dukje se nuk mund të ishte ndryshe që nga një familje e madhe dhe një histori e madhe, të vinte Ismail Qemali në historinë e Shqipërisë.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin: ministri i Mbrojtjes Arben Imami, kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, prefekti i Qarkut Vlorë, Eduard Velçani, kryetari Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, deputetë të Qarkut të Vlorës, përfaqësues të familjes Vlora si dhe shumë banorë të kësaj zone. Gjithashtu i pranishëm në këtë ceremoni të veçantë ishte edhe eurodeputeti austriak, Josef Veidn Holzer, i cili kishte ardhur posaçërisht nga Austria për të marrë pjesë në këtë ceremoni.