E Diel, 1 Nëntor 2026

Ditari i Davosit

Dita e parë: Një mërzi dëbore!Tema zyrtare e Forumit Botëror Ekonomik, i cili filloi të mërkurën e javës që shkoi në Davos të Zvicrës, ishte një apel fisnik “Rimendo, riplanifiko, rindërto botën”. Temat lidhur me biznesin, qeverisjen, akademinë dhe ojq-të ishin ngulitur pikërisht në krizat e tanishme financiare në botë. Një grup bankierësh amerikanë kanë nxjerrë një grafik për të ardhmen e bankave, për të mbledhur përkrahës nga Europa kundrejt detyrimeve, lidhur me praktikat e bankave që propozohen nga Presidenti Obama sot. çështja e bankierëve nuk është përkrahur as nga reagimi pozitiv i Obamës dhe as nga bankierët qendrorë francezë dhe anglezë. George Soros, gjatë drekës zyrtare në Davos, i largoi bankierët amerikanë duke i quajtur “të shurdhër”. Ai po ashtu qortoi presionet politike që e shtynë Obamën drejt taksave më të larta, para se të përfundonte rigjenerimi prej krizës. Edhe pse në këtë konferencë ka patur më shumë bankierë se në të kaluarën, ka më pak limuzina dhe helikopterë për t’i transportuar në aeroportin e Zvicrës. Këtë vit ka më shumë “suita” që i hipin autobusit deri në Davos, qoftë edhe për ski. Lordët e financës kanë praktikuar luksin e kufizuar nëpër koktejle dhe nëpër dreka me klientët e tyre. Mbase gjithçka shkon me humorin e ditës, e cila shpesh prishet si pasojë e borës dhe që nuk duket aspak festive, gjithsesi. Trishtimi ngulmon tek një sesion i ekonomistëve më të mirë, pjesa dërrmuese e të cilëve kanë parë politika të pakëndshme që burojnë nga një rigjenerim i dhimbshëm dhe i ngadaltë i rritjes ekonomike. Diskutimet janë ndezur, por duket qartë që moti është në sinkronizim të plotë me gjendjen politike – një stuhi e madhe dëbore pritet të ndodhë pas 3 ditësh.Dita e dytë: Viti i Tigrit/Prania e Kinës në Forumin Botëror Ekonomik në Davos u përfaqësua me një delegacion të qetë. Edhe pse në Kinë pa patur rritje ekonomike këto kohë, anëtarët e delegacionit kishin zëvendësuar kostumet alla perëndimore me xhaketat e stilit të Maos. Kontigenti i Kinës këtë vit është më i madhi i të gjitha kohërave. Si për të përvijuar rritjen e mëtejshme ekonomike, delegacioni vendosi të qëndronte në një vilë të madhe përgjatë rrugës së ndërtesës së kongresit. Në një banderolë të madhe shkruhej se vila do të ishte “Shtëpia Kineze” për aq kohë sa do të zgjaste ky forum i përvitshëm. Pjesëtarët veteranë perëndimorë janë mrekulluar nga rritja fenomenale e ekonomisë së Kinës dhe janë marrosur nga prania aq e madhe në numër në këtë forum pikërisht këtë vit. Sidoqoftë, këtë vit nota skepticizmi kanë kapluar entuziazmin për vitet e shkuara. Ashtu si kur zgjohesh nga një ëndërr, europianët janë më të vetëdijshëm për rritjen ndikuese dhe të madhe ekonomike të Kinës. Pyetjet tashmë ngrihen për vlefshmërinë e statistikave fenomenale ekonomike të Kinës, madje disa studiues kanë akuzuar Kinën për manipulim, me qëllim që të ruajë vleftat e monedhës së saj në shkëmbim. Shumë diskutime kanë lindur nga pretendimi se Kina po i dredhon përgjegjësive ndërkombëtare. Li Keqiang, një pjesëtar i rangut të lartë kinez, u duk krejtësisht i qetë kur foli për praktikat ekonomike të Kinës, ndërkohë që hodhi poshtë komentet lidhur me sulmin më të fundit në Google. Krenar, ai kujtoi se ky është viti i tigrit, është koha e energjisë, vitalitetit dhe dinamizmit. Më qartë, ai zëre se tha “Prisni deri vitin tjetër – deri atëherë nuk keni për të parë hajër”. Dita e tretë: Politikat e reja/Në takimin e përvitshëm në Davos të Zvicrës, Forumi Botëror Ekonomik nxorri një formë të re politikash. Në program ishin disa sesione për rrjetet shoqërore, një rrugë e ndryshme radikale për parandalimin e problemeve shoqërore dhe politike. Kudo në botë rrjetet shoqërore janë përqafuar nga shumë të rinj. Aftësia autorizuese është fshirja e pazotësisë së politikave që janë pikasur nga breza të mëparshëm të rinjsh. Mjetet e rrjeteve shoqërore janë telefonat celularë, kamerat e thjeshta dixhitale dhe shërbimet e internetit duke nisur që nga Facebook, MySpace dhe Twitter. Duke vënë dorë mbi rrjetet e lira, aktivistët e rinj mund të rendisin shpejt në radhë me qindra përkrahës për një kohë fare të shkurtër. Rezultatet mund të vijnë nga peticionet politike të shpërndara tek njerëzit në masë apo me anë të demonstratave me qindra a mijëra, pse jo, miliona vetë. Rritja e shpejtë e rrjeteve shoqërore po ndodh në të njëjtën kohë kur grupi rojtar Freedom House ka vërtetuar se ky është viti i katërt i keqësimit të lirisë, të drejtave njerëzore rreth globit. Regjimet autoritare tashmë janë më të besueshme dhe më ndikuese. Mjetet e vërteta që forcojnë rininë demokratike mund të përdoren edhe për t’i identifikuar dhe për t’i mbledhur të rinjtë. Si rrjedhim, rrjeti shoqëror është një shpatë me dy tehe, që shtyn forcat e reja drejt ndryshimit – por jo pa kundërvënie. Në ecje e sipër, aftësia e rrjetit shoqëror për të mobilizuar forca do të triumfojë. Kështu që delegatët e rinj të Davosit janë njoftuar për zotëruesit e tanishëm të çelësave që të bëhen gati. Politikat e reja po ecin me shpejtësi. Përktheu: Rudina Dahri...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›