E Shtunë, 31 Tetor 2026

Simptoma e sëmundjes së Ramës: Fobia antieuropiane

Deshën të rrëzojnë kredencialet e Shqipërisë. Rrënuan përfundimisht kredencialet e vetvetesKjo shpërfillje, madje urrejtje, ndaj institucioneve prestigjioze të komunitetit europian, është bërë e tejdukshme. Vetëm fanatikët pas E.Ramës, kontingjentet e mëkatarëve me krime të hershme të pandëshkuara, që gjetën strehë shpëtimi në PS, bëjnë sikur nuk e shohin këtë qëndrim antidemokratik të të zgjedhurit të tyre, jo vetëm ndaj LMN-së, por edhe ndaj institucioneve euroatlantike. G. Ruçi e shfaqi shkoqur bezdinë ndaj faktorit ndërkombëtar që certifikoi zgjedhjet e 28 qershorit të 2009-s dhe i përcaktoi ato si më të mirat e zhvilluara gjatë të gjithë transicionit tonë: Gramozi përçoi fjalët e shefit të tij se të huajt le të vijnë e të ikin, por mos të përzihen “në punët tona”! Një qëndrim autarqik, i përvetësuar për bukuri nga diktatori E. Hoxha, që e izoloi Shqipërinë. Por s’paskeshim qenë të mbyllur, se na admironin aventurierë si Fosko Dinuçi, me qylxhinj të tjerë që, në mungesë të turistëve, bënin vakanca të kushtueshme në bregdetin tonë të virgjër, kur njerëzve tanë u shpëlahej truri që të besonin se jetonin në bollëk, ndonëse duhej të hanin edhe bar, mjafton që të “mos braktisnim marksizëm-leninizmin”.Meqë u përmend ish-ministri i brendshëm i R. Alisë, mund të shtojmë se më 2 prill të vitit 1991, u vranë 4 veta në Shkodër dhe u plagosën dhjetëra e dhjetëra të tjerë, për revoltën protestuese të shkodranëve të çarmatosur, si kundërveprim për zgjedhjet-farsë të gjsmëdiktaturës së R. Alisë. U bë një kinsegjyq që tragjedia të regjistrohej në analet e defterëve të mbyllur. Të njëjtat kontingjente qenë pararoja e famëkeqit vit 1997. Tani kërkojnë të hapin kutitë e votimit të zgjedhjeve të fundit, si kofini pas të vjelit. Me shpresën që të marrin pushetetin në tavolinë, atë që populli votues ua mohoi.*   *   *Mëtojnë se nuk kërkojnë ndryshim mandatesh. Pranojnë, pra, të jënë në opozitë. Por faktet i përgënjeshtrojnë. Përse duhen hapur kutitë, kur do të mbetet status quo-ja parlamentare? Që të bëhen zgjedhjet e ardhshme më të mira? Le të gjëjnë, së bashku, kritere më të studiuara, që të pranohen reciprokisht, në mënyrë që zgjedhjet e mëtejshme të jenë vërtet më të mira. Por në parlament, ama. Sepse bojkotimi i parlamentit dhe mbetja e deputetëve socialistë, të mandatuar nga organet e ligjshme, pa bërë betimin, domethënë të mbeten jashtë parlamentit për të bërë politikën e rrugëve, i shndërron këta, de jure, si joparlamentarë, domethënë si të zëvendësueshëm. Koha nuk pret më shumë, pavarësisht nga dëshirat e EdRamës. Bojkoti është shndërruar në një psikomaní. Ndërkombëtarët po e humbasin durimin.   Në Strasburg 56 veta votuan kundër veprimtarisë së një aventurieri . Aventura e antishqiptarëve po jep shpirt! Historia njeh raste të dhimbshme kur persona të zhvidhosur kanë rrezikuar një perandori të tërë. Le të kujtojmë një  muzhik nga Siberia, Rasputinin. Ishte një gjasmanalfabet, me një vështrim magnetik, me njëqind vese dhe hajdut kuajsh, që u bë frat, por i një sekti fetar të çuditshëm: Mund të mëkatosh me okë e me kuintalë, mjafton që t’i lutesh Zotit që të të lajë mëkatet. Perandoresha Aleksdandra e Rusisë, e thirri në oborrin e saj perandorak. Careviçi i vogël Aleksej, i lindur pas disa motrash dhe i vetmi trashëgimtar i fronit, u sëmur nga hemofilia. Një plagë e vogël aksidentale ia rrezikonte jetën, sepse gjaku nuk mehte së rrjedhuri menjëherë, sepse – siç e shpjegojnë mjekët, - hipnoza shkaktonte rënien e tensionit dhe qarkullimin e ngadalësuar të gjakut. Rasputini u bë i domosdoshëm në oborr. U quajt, madje, njeri i shenjtë. Ndërkaq, u bë i preferuari i damave aristokratike të oborrit.  Nuk ishin të pakta ato që iu dhanë shpirt e trup! Flitet se perandoresha Aleksandra, bashkëshortja me origjinë gjermane e perandorit Nikolla II, e hapi e para këtë serí.Nikolla II, i vënë në dijeni nga Sigurimi i Perandorisë, e dëboi nga pallati. Por princi i vogël Aleksej, për pak sa nuk vdiq nga një plagosje e rastit. Edhe perandori, tanimë, u dorëzua. Rasputimin e shohim sërish në pallat. Kështu u bë i plotfuqishëm. Në rrethet aristokratike njëri nga princat e pallatit, së bashku me bashkëpunëtorë të tij, e thirrën në një mbrëmje, në të cilën Rasputini vajti tërë haré, se princi e kishte bashkëshorten shumë të bukur.  Si pijanec i shkallës së parë, u shemb në kupat e njëpsnjëshme të verës së zgjedhur. Erdhi një kohë që u bë tapë. Ishte koha që t’i hidhnin helm në verë. I gëlltiti kupat si pa të keq. Por as që donte t’ia dinte. I habiti komplotistët. Së fundi krisën revolverët. Pati fuqinë, megjithatë, që të dilte nga vila princërore dhe njerëzit u trëmbën se ngjarja konspirative do të bëhej e bujshme. E goditën sërish në oborr, ku kishte mundur të dilte dhe së fundi, të vdekur tashmë, e mbështollën në çarçaf dhe e hodhën në lumë. Pas tri ditësh lumi e kishte nxjerrë në sipërfaqe.Nuk mund të themi se nëntori bolshevik i famshëm i 1917-s, erdhi për shkak të këtij zvetënimi në oborrin e Nikollës II. Por mjaft historianë janë të mendimit se prania e Rasputimit në pallat e përshpejtoi rënien katastrofike të carizmit.Shqipëria ka pasur fatin e keq të ketë edhe politikanë si E.Rama. Krahasimi me personazhin e sapopoportretizuar mendoj se është i mundshëm. Të dy nuk janë politikanë. Edi e ka pohuar se nuk është politikan. Edhe Rasputimi, - e pamë. Të dy u bënë dëm vendeve të tyre. Shqipëria po qeveris me një opozitë destruktive, qëllimi i së cilës është ta shohë progresin me syze opake. Të dy kanë pasur një jetë të çoroditur. Ky yni vërtet ka qenë çun blloku, por jo të nivelit të bllokenëve të tjerë të vegjël, me baballarrë anëtarë të Byrosë politike. Ambicia e shfrenuar e bëri të ishte refraktar në shumë raste, se gjithmonë ka dashur të qethet me gërshërët e shelegëve. Në familjen e vetë ka qenë rebel. Tregimi “Hiqi brekët, Ina”, flet për fëlliqësinë e karakterit, qysh fëmijë. Këtë pjesë të antologjisë me autor A. Klosin, prindët më të dyshimtë për qëndrimin e tyre gjatë diktaturës, megjithatë nuk ua lejojnë bijave të tyre ta lexojnë këtë pjesë të shthurur, megjithëse Edin vetë, e preferojnë se e quajnë si njeri me puls, tamam siç u duhet atyre: me tipare arbitrariteti! ER-ja është inkoherent. Lexoni librin e tij me titull “Refleksione”, që të kuptoni se në fillimet e proceseve demokratike komunizmin e shante me fjalët më të pista, bashkë me diktatorin E. Hoxha. Por ustallarët e tij e dinin se nuk e kishte me gjithë mend. Qëndrimi i mëvonshëm për orgjitë në çdo 16 shtator në Pezë, ku bëhej apoteoza e diktatorit E. Hoxha, e provon më së miri këtë. Politika e tij kundër vendimeve të Asamblesë Parlamentare të KE-së, për dënimin e krimeve të diktaturave, është një provë tjetër e inkoherencës së Edvinit, por edhe e shpërfilljeve ndaj vendimeve europiane dhe atlantike. Divorci me një aktore të re tërë gjallëri dhe talent artistik, e zhvesh lakuriq për përversitetin e karakterit. Atë vajzë të shkretë e katandisi në depersonalizim të plotë. Ajo u bë hija e vetvetes. E akuzoi se djalin nuk e kishte të vetin. Ngarkoi të jatin e vet me një akuzë të lemerishme: sikur ai ishte babai i fëmijës, të cilëin e kishte mohuar. Një politikan i shquar ka shkruar se e kishte porositur ai që ta njihtë të birin, pas 9 vitesh braktisjeje, për interes të zgjedhjeve! Me këtë të kaluar familjare, ngarkoi propagandistët e tij të flisnin kundër familjes së kreut të ekzekutivit tonë. Harroi që në shtëpinë e të varurit nuk përmendet litari. Kur e mbushi kupën, kryeministri ia nxori ato që thamë. çudia është se iu kundërvu kryeministrit, duke e quajtur si shpifës! Ndërsa kryeministri nuk i kishte përmendur as gjysmën e një botimi të hershëm të Mero Bazes për gjyqin skandaloz të divorcit, të faktuar me fac símile. *   *   *P. D.  deklaroi para dy ditësh se A. Dade mbante lidhje me  organizatën terroriste “Hakmarrja për Drejtësi”, në të cilën djali i saj është i implikuar. Ky ka deklaruar se është krenar për miqësitë e shëndosha tek të cilat e ka orientuar nëna e tij . Kjo organizatë terroriste  është përgjegjëse për vendosjen e autobombës së parë në Ballkan, si edhe për vdekjen e 6 qytetarëve të pafajshëm dhe plagosjen e 20 të tjerëve. Mbi këtë miqësi të shëndoshë rëndojnë 10 vrasje të tjera për të cilat është dënuar nga drejtësia shqiptare me s’e kanë për gjë që, së bashku, t’i kërkojnë Strasburgut përjashtimin e Shqipërisë nga Këshilli i Evropës, duke përfaqësuar kështu jo vullnetin e socialistëve shqiptarë por atë të falangave terroriste”- siç u shpreh zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli. Zëdhënësja e selisë blu shtoi më tej se “PD i kërkon publikisht përpara shqiptarëve Arta Dades të shpjegojë për dëshmitë e fundit që faktojnë lidhjet e saj familjare me organizatën terroriste “Hakmarrja për Drejtësi”.Demokratët e vërtetë po binden gjithmonë e më tepër se armiqtë e Shqipërisë nuk mund të arrijnë qëllimet e tyre të mbrapshta për ta zvarritur liberalizimin e vizave, si edhe futjen e vendit tonë në strukturat e BE-së. Tani ithtarëve të E.Ramës po iu zbulohen ligësitë në mënyrë të pariparueshme dhe propaganda e tyre nuk do ta zmbrapsë rrugën e përaprimit të popullit tonë....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›