Ditari i evropianit
Autori i Lajmit: Edmond Laci
Gjermania rimund Poloninë. Nga 155 të arrestuar pas ndeshjes Gjermani-Poloni, 144 ishin gjermanë dhe vetëm 10 polakë. Të gjithë nuk kanë më mundësi të rikthehen në Austri dhe Zvicër, të paktën gjatë ditëve të Evropianit. Sipas asaj, që referon policia e Klagenfurt, shumë tifozë të dehur, të zhveshur, kanë mbushur lulishtet, me puthje, por edhe me “diccka më shumë”. Një ish-ministër polak ka bërë një propozim të ccuditshëm. Pikërisht për Podolskin, njeriun që i shënoi dy gola atdheut të tij të dielën në mbrëmje. Miroslav Orzechoëski, një ish-ministër në qeverinë e kaluar, i ka kërkuar publikisht Lech Kacztnski-t që me një dekret të posacëm t i heqë nështetësinë të gjithë atyre që kanë marrë edhe një tjetër. Edhe pse s e ka përmendur me emër, furia dihet që i është drejtuar “tradhëtarit” Podolski. Aviacioni austriak është vënë në alrm, por edhe në aksion të dielën, ndërsa në Vienë luhej Austri-Kroaci. Një helikopter i panjohur, pavarësisht ndalimit të fluturimit gjatë periudhës së Evropianit është interceptuar në hapësirën ajrore të Vjenës. Helikopteri “trim” është detyruar të ulet nga dy avionë gjuajtës ushtarakë, ndërsa për pilotin gjoba duket se do të jetë masa më e lehtë. Të vetmit helikopterë të autorizuar për atë ditë ishin ato të Presidentit kroat, Stipe Mesicc dhe atij austriak, Fischer. Kryeministri grek ka ndërprerë menjëherë vizitën e tij në Austri, duke anuluar edhe prezencën në stadiumin e Salcburgut ku dje u zhvillua Greqi-Suedi. Sipas një komunikate të Ambasadësë Greke në Vjenë, shkaku ka qenë tërmeti që tronditi Peloponezin, me bilancin paraprak dy viktima dhe 140 të plagosur.
Traineri kroat Slaven Bilic ka vënë në siklet UEFA-n dhe Mishel Platini. Janë ato tashmë që duhet të vendosin për të. Në një intervistë Bilic ka thënë fjalë për fjalë se në vigjilje të ndeshjes me Austrinë, futbollistët e tij nuk ishin të kënaqur, kështu që ai është detyruar t i verë të dëgjojnë këngën “Lijera Lisi”. Për ata që nuk e njohin Marko Perkovicc, ai është një ish-luftëtar gjatë luftës në Ish-Jugosllavi, por i specializuar për këngët filonaziste. Gjatë ndeshjes, tifozët kroatë kanë kënduar pikërisht këngët e tij, duke i thurur lavde regjimit të ustashëve ultranacionalistë. Perkovicc-it për këtë qëllim i ishte anuluar nga autoritetet austriake një koncert Live, parashikuar në datën 7 në sheshin St.Andra.
Italianët kanë humbur në futboll, por kanë fituar në formacionin “Sexy team” të Europianit. Siti spanjoll “Sport” ka kopjuar modelin britanik të prezantimit të (Ëags-ëives and girlfriends, gratë dhe të fejuarat e futbollistëve), ku katër bukuroshe i përkasin pikërisht italianëve. Ja dhe formacioni sexy i “Euro 2008”: Në portë Alena Seredova (Buffon), mbrojtje Rosaria Cannavo (Panucci), Adriana Elisei (Chivu), Nani Gaitan (Sergio Ramos) dhe Valentina Zambrotta (Zambrotta). Mesfushë, Noemi Lenoir (Makelele), Anine Bing (Svenson) dhe Oksana Anderson (Ëilhelmsson). Në sulm, Nereida Gallardo (C. Ronaldo), Sylvie Meis (Van der Vaart) dhe Belen Rodriguez (Borrielo).
Një funksionar i lartë i UEFA-s është ndaluar të dielën nga policia zvicerane, pasi po ecte me një shpejtësi prej 160 km në orë. Zëdhënësi i UEFA-s duke pranuar këtë fakt, bëri të ditur vetëm se funksionari i lartë, po udhëtonte drejt qytetit Sangall, ku është akomoduar ekipi i Rumanisë, duke i dhënë të kuptojnë gazetarëve se kush fshihet pas këtij emri. Por, askush deri tani s e ka publikuar.
Ky lajm është publikuar: 11/06/2008