Vitamina E parandalon sterilitetin tek femrat dhe meshkujt
Autori i Lajmit: red.
Vitamina E është antisterile. Kjo substancë kimike është e njohur në shkencë edhe me emrin "tokoferol", që e ka prejardhjen nga një fjalë greke, domethënë "të lindësh". Kjo i është atribuuar vitaminës E, për funksionimin kryesor biologjik të saj, në parandalimin e sterilitetit, si te meshkujt, ashtu edhe te femrat. Kjo vitaminë ndikon në funksionimin normal të organeve të shumëzimit, si të njeriu, ashtu edhe te kafshët. Prandaj sot është pranuar shkencërisht se mungesa e vitaminës E në ushqimin e përditshëm të njeriut shkakton sterilitet (shterpësi). Për këtë arsye vitamina E është quajtur edhe vitamina antisterile. Vitamina E është shumë e përhapur në natyrë. Sasitë më të mëdha të saj gjenden në vajrat e farërave, në arra, lajthi, fasule, soje etj. Embrioni i grurit përmban sasi shumë të larta, për këtë arsye edhe prodhimi i kësaj vitamine bëhet nëpërmjet ekstraktimit nga embrionet e grurit. Kjo vitaminë gjendet edhe në mëlçi, veshka dhe sidomos në vajin e mëlçisë së peshqve të detit.
Meshkujt që preferojnë banjat me ujë të nxehtë rrezikohen nga steriliteti
Duket e çuditshme, por është e vërtetë. Sipas specialistëve nga Universiteti i Kalifornisë, ku shkencëtarët, të tërhequr nga një thënie që sugjeronte se dushi apo banja me ujë të nxehtë e bën një mashkull jopjellor, kishin vendosur të gërmonin mbi të dhëna shkencore, të cilat mund të pohonin apo mohonin këtë mundësi. Edhe pse thënia e lashtë u vërtetua edhe me prova shkencore, meshkujt kanë akoma mundësi rikuperimi. Nëse qëndrojnë larg nga uji i nxehtë, atëherë organizimi i tyre rikthehet përsëri në pjellor. Studimi është drejtuar nga dr. Paul J. Turek. "Kam parë shumë çifte, të cilët nuk e kishin fare idenë e kësaj thënieje dhe kështu vendosa të shikoj mbi të dhënat e publikuara në raporte nëse do të mund të vërtetoja në bazë të tyre diçka të tillë", tha ai për "Reuters". Hetimet e skuadrës së shkencëtarëve kanë vlerësuar se cilësia e farës mashkullore para dhe pasi ata përdornin ujin e nxehtë ndryshonte, efektet e saj shfaqeshin për 3 apo katër muaj. Pas 3 deri në 6 muaj që u larguan nga uji i nxehtë, pjesa më e madhe e meshkujve të përfshirë në studim kishin një përmirësim të mundësisë për të qenë pjellorë në 491 për qind.Ky lajm është publikuar: 10/06/2008