Ekspozitë fotografike në 130-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit
Autori i Lajmit: Fabiola Kurteshi
Muzeu Historik Kombëtar hapi dje ekspozitën kushtuar 130-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Ekspozita me fotografi nga kjo ngjarje historike, është fryt i punës 2-mujore të bërë nga ideatorët e Muzeut Historik Kombëtar. Ekspozita me anë të 16 stendave me fotografi, objekteve historike dhe skulpturave, pasqyron këtë ngjarje historike, duke bërë një kalim në kohë jo vetëm në rend kronologjik, por dhe në atë tematik të ngjarjeve që kanë ndodhur. Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Kasëm Biçoku, theksoi se në këto punime janë fokusuar qëllimet kryesore, si dhe ngjarjet më të rëndësishme që ndryshuan rrjedhën e historisë. E gjithë ekspozita është e ndërtuar me gjithsej 16 stenda, materiale historike ose objekte të ndryshme të pjesëtarëve të kësaj lidhjeje si: një shtëpi në miniaturë e selisë qendrore të Lidhjes së Prizrenit, mjete luftarake, pistoleta dhe pushkë, xhamadani i Mic Sokolit, tryeza e punës e Sami Frashërit, si dhe disa libra e objekte të përdorura prej tij. Ndër to kryesorja ishte një skulpturë e titulluar “Besëlidhja” që mban emrin e Asim Lokjes. Skulptura paraqet një lidhje duarsh, simbol i unitetit të këtij Kuvendi. Ky punim është i vendosur që prej vitit 1981 në Muzeun Kombëtar të Kosovës. Ekspozita nxjerr në pah disa periudha të momenteve më të rëndësishme historike, të punës së patriotëve dhe vullnetarëve të kësaj lidhjeje në vitin 1878 - 1881, ku u realizuan 2 qëllime kryesore që ishin: mbrojtja e trevave shqiptare të katër vilajeteve të Shqipërisë dhe realizimi i idesë së patriotëve shqiptarë për bashkimin e 4 vilajeteve në një të vetëm. Këtu bëjnë pjesë mbrojtja e viseve të Shqipërisë së Epërme, të Plavës dhe Gucisë (tetor 1879 – janar 1880), viset e Hotit dhe të Grudës (pranverën e vitit 1880). Të dyja këto krahina arritën të mbroheshin nga këto forca vullnetare, pasi në atë periudhë nuk kishte një strukturë drejtuese. Kjo lidhje u bë shtylla kryesore për mbrojtjen e viseve të Ulqinit përgjatë gusht – tetor më 1880, gjithashtu të të trojeve të Shqipërisë së Poshtme ku bënte pjesë Çamëria, vise këto të pëfituara nga shovinistët grekë sipas Traktatit të Berlinit. Përgjatë ditës së sotme dhe të nesërme, në kuadër të muajit të kulturës Shqipëri-Kosovë në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës “Arbnori”, në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit, do të shfaqet një montazh me filma historikë, si: “Skënderbeu”, “Liri a vdekje”, “Nëntori i Dytë”, “Mesonjëtoria”, “Kush vdes në këmbë” etj. si dhe do të shfaqet drama “Epoka para gjyqit” kushtuar Lidhjes së Prizrenit.
Ky lajm është publikuar: 10/06/2008