E Diel, 1 Nëntor 2026

Procedurat me pronat e trashëguara nga periudha të ndryshme

Autori i Lajmit: red.
Jo pak qytetarë janë të interesuar për të kryer veprime me prona të vjetra, të cilat i kanë trashëguar nga periudha të ndryshme historike. Për pasuritë e paluajtshme të fituara në bazë të ligjeve të urbanistikës, në varësi të vitit të ndërtimit dhe vendndodhjes fshat apo qytet, të gjithë të interesuarit duhet të ndjekin procedurat e mëposhtme të dorëzimit të dokumenteve.

Vitet deri 1974
Pronat në qytet dhe në fshat
Për regjistrimin e pronave të fituara në këtë periudhë, duhet:
a) Plan-vendosje e miratuar nga urbanistika
b) Leje ndërtimi

Për vitet 1974-1990
Për pronat në qytet
a) Plan-vendosje e miratuar nga Urbanistika i KEKP së qytetit
b) Leja e ndërtimit e miratuar nga përgjegjësi i Zyrës së Urbanistikës të KEKP të qytetit.

Për pronat në fshat
a) Plan-vendosje e miratuar nga përgjegjësi i Urbanistikës dhe Kryetari i këshillit të fshatit të bashkuar.
b) Leja e ndërtimit e miratuar nga Kryetari i Këshillit të fshatit të bashkuar.

Vitet 1990-1993
Qytet/fshat
a) Plan-vendosja e miratuar nga përgjegjësi i seksionit të Urbanistikës
b) Leja e ndërtimit e miratuar nga përgjegjësi i Seksionit të Urbanistikës
c) Kontrata e marrëdhënieve me truallin midis Këshillit të Rrethit dhe Subjektit

Vitet 1993-1995
Qytet-fshat
a) Leja e sheshit të ndërtimit.
b) Plan-vendosja e miratuar nga KRRT për sipërfaqe deri në 5000 m2 dhe nga KRRTSH për sipërfaqe mbi 5000 m2.
c) Leja e ndërtimit e miratuar nga KRRT
d) Akti i kolaudimit
e) Kontrata e shitjes së truallit midis Këshillit të Rrethit dhe blerësit

Vitet 1995-1998
Për pronat në qytet:
a) Plan-vendosja e miratuar nga KRRT
b) Leja e ndërtimit e miratuar nga KRRT
c) Akti i kolaudimit
d) Kontratë e shitjes së truallit midis Këshillit të Rrethit/ Bashkisë dhe blerësit.
e) Projekti (planimetria e kateve)

Për pronat në fshat
a) Plan-vendosja e miratuar nga KRRT për tokën/ arë e miratuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit.
b) Miratimi i Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit për ndryshimin e llojit të pasurisë nga tokë-arë, në truall.
c) Leja e ndërtimit miratuar nga KRRT
d) Akti i kolaudimit nga Urbanistika
e) Projekti (planimetria e kateve)

Vitet 1998 e në vazhdim
Për pronat qytet/fshat
a) Kontrata e shitjes së truallit midis Këshillit të Rrethit/Bashkisë dhe blerësit
b) Leja për sheshin e ndërtimit e dhënë nga organi kompetent
c) Leja e ndërtimit e miratuar nga KRRT
d) Akti i kolaudimit të objektit
e) Leja e shfrytëzimit ose e banimit të objektit
f) Plan-vendosja e miratuar nga KRRT
g) Dokumente të tjera që përcaktojnë dhe individualizojnë objektin e ndërtuar.

Ja si do të veprohet për trojet dhe shtëpitë në zonat urbane të fshatrave
-Regjistrohen në bazë të listës emërore të pronarëve të trojeve dhe shtëpive
Kur oborri i shtëpisë është më i madh sesa ai i përcaktuar në dokumentet ligjorë të pronësisë, kjo pjesë rregjistrohet si pasuri e veçantë me pronar shtetin dhe në seksionin E të kartelës së kësaj pasurie do të regjistrohet “POSEDIM”.

Si veprohet për pasuritë që kanë ekzistuar para vitit 1991 dhe për të cilat nuk ekziston dokument pronësie.
-Duhet të plotësohen formularët sipas nenit 24/b, të cilat do të shërbejnë për të shënuar në seksionin E të kartelës përkatëse “POSEDIM”, pasi këto raste mund të rregjistrohen në pronësi vetëm me anë të një vendimi gjykate, që bazohet mbi një padi detyrimi për njohje pronësie.

Ndërtimet e bëra pas vitit 1991 që disponojnë dokumente pronësie.
-Në HTR (Hartën Treguese të Regjistrimit) do të kenë shenjën përkatëse, kurse pronar do të rregjistrohet shteti. Në seksionin E të kartelës do të regjistrohet poseduesi.
Pasuritë e paluajtshme të fituara me vendim gjyqësor
a) Vendim gjyqësor përfundimtar i formës së prerë
b) Plan-vendosja
Ky lajm është publikuar: 10/06/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›