Muaji i kulturës Shqipëri- Kosovë, 17 aktivitete në kryeqytet
Autori i Lajmit: red.
Për të festuar për kulturën kombëtare institucionet kulturore kanë filluar përgatitjet për të zhvilluar sa më shumë aktivitete artistike-kulturore me interpretimin e artistëve më të mirë të skenave shqiptare. Do të jenë mbi 17 aktivitete kulturore që do të zhvillohen gjatë këtij muaji, pasi qershori është shpallur muaji i kulturës Shqipëri-Kosovë. Do të jenë të larmishme aktivitetet që do të zhvillohen për të festuar këto ditë si në Shqipëri, po ashtu dhe në Kosovë. Koncerti me artistët e dy ansambleve shqiptare do të ketë dhe duete ku do të jenë këngë të njohura dhe të bukura që do të këndohen nga djem shqiptarë dhe vajza kosovare. Pjesë e koncertit do të jenë dhe të tjera kombinime mes artistëve dhe alternime të programit, që do të bëjnë që në skenën shqiptare vallja kombëtare të hidhet sa më mirë. Në koncert do të marrin pjesë të gjithë artistët e ansamblit tonë, por dhe të gjithë artistët e ansamblit “Shota” të Prishtinës. Në kuadër të aktiviteteve për kulturën kombëtare në Muzeun Kombëtar u çel ekspozita fotografike “Lidhja Shqiptare e Prizrenit”. Ekspozita do të përmbajë fotografi të ndryshme të përzgjedhura nga materialet që disponon muzeu rreth Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e shoqëruar me një film dokumentar që trajton po këtë temë. Pjesë e këtyre aktiviteteve do të jenë dhe projeksione filmike të teatrit “Epoka para gjyqit”, një prodhim i viteve 80 në skenën teatrore shqiptare. Në kuadër të këtyre aktiviteteve, Teatri Kombëtar paraqet dy vepra teatrore premiera që janë drama “Nënë Tereza” e regjisorit Lazër Filipi, ku rolin e bamirëses shqiptare e interpreton aktorja Rozina Kostani. Drama kushtuar bamirëses shqiptare ishte premierë para disa javësh në skenën teatrore, duke bërë që për herë të parë publiku të kishte mundësi të njihej me veprën e shenjtores shqiptare nga interpretimi në skenën teatrore kombëtare. Për kulturën kombëtare vepra teatrore do të shfaqet në datën 12 dhe 13 qershor. Drama tjetër që është përzgjedhur në Teatrin Kombëtar është premiera “Allegretto Albania” vënë në skenë nga regjisori Altin Basha. Ngjitur premierë në skenën shqiptare vetëm para disa javësh “Allegretto Albania” për vetë ngjarjen që trajton ka pasur një impakt tek publiku që e ka cilësuar atë si komedi të zezë, pasi situatat që krijohen në vepër janë vërtet komike, ndërkaq flitet për çështje shqetësuese. Të gjithë institucionet kulturore po përfundojnë së përgatituri shfaqjet, performancat artistike apo ekspozitat që do të prezantojnë gjatë këtyre ditëve. Kështu Galeria Kombëtare e Arteve do të çelë një ekspozitë me vepra që kanë një vlerë të madhe artistike dhe historike për Shqipërinë dhe Kosovën. Duke e konsideruar muajin e vëllazërisë Kosovë-Shqipëri si një eveniment, në të cilin njehsohen aspiratat e popullit tonë për t u identifikuar nga ana gjuhësore, kulturore e shoqërore si pjesëtarë të të njëjtit komb, është menduar që edhe fëmijët të jenë gjallërisht të përfshirë në këtë atmosferë festive. Fëmijët do të jenë pjesë e tre veprave teatrore të kukullave nga teatri i Tiranës dhe i Prishtinës. Por gjatë këtyre ditëve të kulturës kombëtare do të ketë dhe mbrëmje poetike me veprat më të mira të autorëve të Shqipërisë dhe Kosovës. I konceptuar si një festë për kulturën kombëtare gjatë këtij muaji do të ketë festime dhe në Kosovë ku dhe atje do të jenë të shumta aktivitetet që janë planifikuar për t u zhvilluar nga institucionet kulturore të Kosovës.
Ky lajm është publikuar: 10/06/2008