Italia, portokall i shtrydhur…
Autori i Lajmit: Edmond Laci
Eshtë mirë të largohesh nga Berna kur ajo është në gjumë. Madje, jo kur fle si në ccdo ditë të vitit, por në mëngjes, atëherë kur mijëra e mijëra holandezë kanë lënë si kujtim për vendasit përvecc tonelatave me shishe të boshatisura, edhe 24 orë të paharruara.
Qyteti tashmë duket si tjetër, sikur është lyer nga e para. Vetëm pak orë më parë, ishte i tëri portokalli.
Po italianët?
Përvecse në versionin “mute”, edhe në veshje (natyrisht me ngjyrat e Kombëtares), janë treguar tepër modestë. Ashtu janë sjellë edhe me vetë Kombëtaren e tyre, në 9 ditë Donadoni dhe futbollistët e tij duhet të bëjnë plot 2 mijë kilometra, nga Austria, ku janë grumbulluar deri në Zvicër, ku luajnë tre ndeshjet e para të Grupit C. Modestë deri në fund. Dje në të njëjtin tren, që vinte nga Berna në Milano, udhëtonte me mua edhe Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Matarrese. Ndoshta s kishte avion, ose kërkonte të dënonte veten për gjithccka ndodhi me Kombëtaren e tij. Dy-tre italianë që shqyejnë sytë në Centrale, i kërkojnë të kthejë në Kombëtare Lippin. Dhe s kanë faj, Italia, s mund të jetë vërtetë kaq modeste. Lippi është në shtëpi, kurse në stol Del Piero apo Cassano…
E vetmja “modesti” që më pëlqen prej tyre është ndeshja Holandë-Itali, është e para e “Euro 2008” transmetuar në HD. Por, nëse në Shqipëri, kjo s është më një ccudi, pasi të gjitha ndeshjet janë në HD, Rai 1 edhe transmetimin e parë e ka quajtur eksperimental, vetëm në një numër të caktuar zonash (Roma, Milano, Torino, Valle d Aosta e Sardegna.)
Ky lajm është publikuar: 11/06/2008