E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi, Berisha, Meta dhe Rama kerkuan qe ligji te zbatohet me perpikeri

Policia ka reaguar menjehere pas ngjarjes se djeshme ku biznesmeni Rezart Taci dhe truprojat e tij ushtruan dhune ndaj gazetarit Mero Baze ne nje lokal ne Tirane. Per truprojat eshte leshuar urdher-arresti nderkohe qe biznesmeni Taci eshte shpallur person ne kerkim. Reagimi per kete ngjarje ka pasur reaksion nga te gjithe aktoret kryesore te politikes ne menyre te vecante nga kryeministri Berisha, Presidenti Topi dhe kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama si dhe nga organizata joqeveritare dhe mediat.

Kryeministri Berisha tha dje permes zedheneses Juela Mecani se u kerkon organeve kompetente te ndermarrin te gjitha masat per te nxjerre pergjegjesine e plote ligjore te autoreve te ketij akti te rende. Kurse tha edhe nje here se cenimi, keqtrajtimi dhe presioni i cdo forme ndaj gazetareve per qeverine shqiptare perben nje akt shume te rende dhe te pajustifikuar nga asgje.

Kurse zv/kryeministri dhe Ministri i Puneve te Jashtme, z. Ilir Meta, denoi po ashtu aktin dhe shtoi: Kerkoj nga Prokuroria, nga policia dhe nga gjithe organet e tjera, te zbatojne ligjin ndaj autoreve per kete akt vertet kriminal. "Ne kerkojme nga organet e ligjit, jo vetem te zbatojne ate me perpikeri, por njekohesisht i bej thirrje te gjitheve qe te distancohen nga akte te tilla, sepse dhuna ndaj gazetareve dhe dhuna ndaj medias, na largojne nga ato standarde evropiane qe ne duam te arrijme", - tha Meta.

Edhe me i ashper ishte reagimi i Edi Rames, kryetar i PS: "Une akuzoj personalisht dhe drejtperdrejte Sali Berishen, per krimin e mbremshem ndaj gazetarit Mero Baze". Me tej Rama konsideroi se Berisha nuk mund ta denoje me nje deklarate bajate nepermjet zedheneses kete krim te shemtuar, qe nuk eshte veper banale e nje te dehuri te larguar ne drejtim te paditur, por akt kriminal i nje te mirenjohuri boterisht si klient kryesor i pushtetit te familjes Berisha, per te cilin pak dite me pare policia e shtetit u fut ne konflikt me organet tatimore tek dera e ARMO-s, dhe te cilit Sali Berisha i ben favore te paligjshme ne kembim te perfitimeve te paligjshme. Rama "provokoi" dhe Topin kur tha se "Presidenti i Republikes nuk mund te pajtohet ne heshtje me rrenimin e perditshem te shtetit te se drejtes, me dhunimin e perditshem qe pushtetit i nje familjeje po i ben kushtetutes, ligjit, shtetit, me gjakosjen e nje gazetari qe ne nje hapesire perdite e me te ngushte lirie per mediat ne Shqiperi, denoncon zullumet e pushtetit". Rama perfitoi nga rasti edhe qe te thote se "vota e vjedhur e 28 qershorit e ka futur kete pushtet ne rrugen pa kthim te nje zullumi", - duke "kercenuar" se "do te trashet perdite rreth qafes se Shqiperise".

Nga ana tjeter, dje reaguan edhe OSBE dhe SHBA. Kjo e fundit tha se sulmet fizike ndaj gazetareve dhe forma te tjera te kanosjes se medias erresojne lirine e shtypit. Ambasada mbeshteti denimin nga ana e Qeverise se Shqiperise te ketij akti dhe tha se perkrah thirrjen e Kryeministrit qe autoritetet perkatese te kryejne nje hetim te plote dhe te shpejte te ketij incidenti dhe qe ata qe jane pergjegjes te japin llogari. Po ashtu, ambasada siguroi se do te vazhdoje te mbeshtese me force lirine e shtypit ne Shqiperi.

Kurse kreu i Prezences se OSBE-se ne Shqiperi, ambasadori Robert Bosch, tha se te gjithe gazetaret, pavaresisht nga ngjyrimi i tyre i perceptuar politik, duhet te lejohen qe te kryejne punen e tyre te perditshme pa pasur frike nga hakmarrja fizike. "Liria e medias eshte nje parim kyc i cdo shoqerie moderne, te lire dhe demokratike", - tha ambasadori Bosch. Ai shtoi se mbeshtet reagimet e presidentit dhe kryeministrit shqiptar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›