E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partia e Sakrificave te Medha

Nga Berat Buzhala

Njehere lindi Lidhja Demokratike e Kosoves, e mandej linden institucionet. Prej atehere, hajde te themi prej vitit 1989, e deri me diten e sotme, kjo parti ka simbolizuar institucionet, shtetin dhe pushtetin. Bashke me meritat, kesaj partie i takojne edhe deshtimet. Ku ka qene nje Qeveri - ne azil apo ne Kosove - aty ka qene edhe dikush prej kesaj partie. Ku ka qene nje President i vendit, aty ka qene nje zyrtar i kesaj partie. Ku ka qene nje Bord i nje kompanie publike, aty ka qene edhe dikush i kesaj partie. Pra, per 20 vjet pushteti dhe LDK nuk jane ndare me njera tjetren. Kane qene sinonime. Me LDK eshte menduar pushteti, e me pushtet LDK-ja. Ne zgjedhjet e para komunale, qe u mbajten ne vitin 2000, Lidhja Demokratike kishte korrur fitore nacionale. I kishte marre pothuajse te gjitha komunat e Kosoves. Kishte fituar ne Prishtine, Peje, Prizren, Gjakove, Gjilan, Ferizaj, Mitrovice dhe ne shume komuna tjera me te vogla.

Me pastaj, ne vitin 2001, vijne zgjedhjet nacionale. LDK fiton bindshem. Bashke me kete fitore, e fiton edhe pushtetin. Meqe i ndjeri Ibrahim Rugova insistonte ta mbante postin e Kryetarit te vendit, LDK detyrohet qe te heqe dore prej postit te Kryeministrit. Mirepo, fiton shume ministri dhe shume privilegje te tjera. Mbetet partia kryesore ne vend. Per kete parti asgje nuk ndryshon as ne vitin 2002, kur mbahen zgjedhjet e dyta komunale. Lidhja Demokratike e Kosoves arrin ta ruaje pushtetin absolut ne shumicen dermuese te komunave. PDK edhe me tutje po mbetej gjalle ne disa komuntha periferike dhe krejtesisht te parendesishme. Kurse AAK po mundohej te bente dicka ne Decan. Edhe me tutje po fliste vetem nje parti politike: LDK. Te tjera forca politike me shume po e luanin rolin e dekorit dhe po e pasuronin jeten politike, sa te mos na akuzojne qe ne Kosove ekziston sistem monopartiak.

Ne zgjedhjet e dyta te pergjithshme, te zhvilluara ne vitin 2004, thuajse nuk kishte ndonje lajm. Me 10 per qind me pak vota se ne vitin 2001, LDK edhe me tutje mbetet partia kryesore ne vend. PDK mbetet jashte Qeverise, kurse LDK pajtohet qe ta ruaje postin e Kryetarit per Ibrahim Rugoven, dhe t'ia jape AAK-se Kryeministrin. Ky koalicion lidhet me shume deshire prej LDK-se. Aty nuk ka kurrfare imponimi. Partia me e vjeter ne vend vazhdon ta dominoje vendin. Njerezit e saj gjenden ne te gjitha poret e pushtetit.

Termeti ndodh ne vitin 2007. Pas vdekjes se Kryetarit te LDK'se dhe Kryetarit te Kosoves, Ibrahim Rugoves, LDK merr nje flakaresh te rende prej elektoratit. Zvogelohet per me shume se 20 per qind dhe e humbe pushtetin ne shumicen e komunave. Por kot. Kjo parti nuk ndahet prej pushtetit ne nivel qendror, e bile e ruan edhe pushtetin ne Prishtine. Madje, sikur ne vitin 2004, LDK e ruan per vete postin e Kryetarit te shtetit, e bashke me te edhe disa ministri dhe disa vende te tjera neper kompani publike. AAK-ja mbetet jashte pushtetit. Nuk do ta beja nje permbledhje kaq te gjere te pjesemarrjes se LDK-se ne qeverite dhe pushtetet komunale, sikur keto dite te mos degjoja aq shume zera te kesaj partie, sipas te cileve, LDK-ja vazhdimisht ka sakrifikuar per vendin. Se LDK gjoja ka bere kompromise dhe eshte demtuar prej koalicioneve.

Statistikat flasin ndryshe. LDK eshte partia e vetme qe fjalen "opozite" nuk e njeh ne praktike. Kurse vazhdimisht e luajne rolin e viktimes. Njejte edhe ne keto zgjedhje. Ata duke qene pjese permbajtesore e pushtetit dalin ne fushate zgjedhore dhe flasin per Qeverine, duke e harruar Kryetarin, qe eshte i familjes se tyre te ngushte - ndonese i ngrire. Do ta arsyetoja kete potez strategjik te LDK'se, sikur, per shembull, pak para se te fillonte fushata zgjedhore ta prishnin koalicionin me bashkeshortin e tyre qeveritar dhe mandej te nisnin nje fushate ku do te tregonin se cka kane hequr gjate asaj martese. Por, kjo nuk ka kuptim. Po te isha une Behgjet Pacolli, Ramush Haradinaj apo Nexhat Daci, do te cmendesha prej kesaj hipokrizie. Keta te tre, edhe pse opozite reale, gjate kesaj fushate jane futur komplet nen hijen e ankesave te LDK'se. Madje, te zene gafil, ata kane mbetur pak si kaotike, sepse armen e sulmit te Qeverise, po e perdore nje pjese e Qeverise. Dinakerisht kete gje po e bejne ata zyrtare te LDK'se, qe per momentin nuk jane pjese e Qeverise. Ne kete menyre, LDK po llogarit edhe te perfitoje duke u shtirur si viktime, e edhe nese nuk perfiton asgje, te mos i djege te gjitha urat qe i ka ndertuar me partnerin aktual.

Pra, nese keto zgjedhje nuk i sjellin ndonje fitore domethenese, ministrat e kesaj partie, pak si te turperuar e pak si te skuqur, do t'i kthehen uleseve te tyre afer prehrit te Hashim Thacit. Loja qe po e zbaton LDK gjate kesaj fushate nuk eshte joligjore, por eshte paksa cinike. Ajo e ka vetem nje qellim: qe potencialisht te arrije ta ringjalle elektoratin e fjetur. Nese ndodh keshtu, ajo prape nuk do ta leshoje Qeverine. Do te kerkoje ndonje ulese me shume ne Qeveri. Por kjo eshte thike me dy tehe.

Cka nese fiton me pak?


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›