E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ditë e përgjakshme në Irak, mbi 60 të vrarë

Së paku 63 njerëz kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur nga një seri sulmesh me bomba në pjesën qendrore dhe jugore të Irakut.Në Bagdad kanë shpërthyer pesë makina bombë pranë stacioneve të autobusëve në lagjet e banuara me shiitë, duke vrarë 39 njerëz.

Dy bomba kanë shpërthyer edhe në qytetin Basra, ku janë vrarë 14 persona.

Tensionet midis pakicës sunite dhe shumicës shiite duket të kenë arritur nivelin më të lartë prejse trupat e Shteteve të Bashkuara janë tërhequr nga Iraku, në dhjetor të vitit 2011./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›