E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liqeni i Batllavës bëhet me gjashtë plazhe

Qytetarët e Podujevës, e mbase edhe të Kosovës, nëse nuk do të kenë mundësi që pushimet verore t’i kalojnë në bregdetet e rajonit, atëherë përjetime të ngjashme mund të bëjnë edhe në liqenin e Batllavës. E përderisa Ulqini i ka gjithsej 2 plazhe, tash Batllava ka 6 sish.

Një nga plazhet që po ndërtohet me rërë jo të detit, por të lumit, është edhe ky. Krejt kjo pamje e re, e këtij liqeni, realizohet nëpërmes projektit “Zhvillimi, përmirësimi dhe promovimi i turizmit në liqenin e Batllavës”.

Projekti është financuar nga Komisioni Evropian, që ka ndarë më shumë se 300 mijë euro, ndërsa Komuna e Podujevës ka participuar me rreth 45 mijë euro. Ky projekt pritet të përfundojë brenda këtij viti dhe qëllimi kryesor është ofrimi i kushteve të përshtatshme për turizmin në këto anë. Por, si zakonisht, problem mbetet mirëmbajtja, meqë Komuna e Podujevës ende nuk ka kontraktuar kompani që do merret me këtë punë. 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›