E Shtunë, 31 Tetor 2026

Goditja fatale e knock out, i thyen fytyrën

Goditja fatale

Goditja fatale  e knock out i ka qënë fatale për boksierin Tony Pietrantonio, duke i shëndëruar fytyrën totalisht.

Fotot u kapën gjatë ndeshjes mes Tony Pietrantonio dhe amerikanit Lavarn Harvell.

Ishte pikërisht Harvell që i dha këtë goditje shkatërruese rivalit të tij, duke e eliminuar në sekondën e 31-të të raundit të tretë.

23-vjeçari  Harvell, i njohur edhe si Baby Bowe për shkak të ngjashmërisë së tij me ish peshëngritësin kampion Riddick Bowe, deklaroi:

E ndjeva grushtin që i dhashë deri në krahun tim. Menjëherë e kuptova që rivali që kisha përballë nuk do të ngrihej dot. Isha kaq i entuziazmuar sa që fillova të kërcej përpara simpatizantëve të mi. Por shpejt e kuptova sesa keq e kisha goditur, vazhdon ai.

Pietrantonio, i cili pranoi të merrte pjesë në ndeshje vetëm tre ditë më parë, ra pa ndjenja në ringun e Antlantic City në Nju Xhersi.

Arbitri David Fields ndaloi menjëherë ndeshjen dhe u kërkoi mjekëve të kujdeseshin për boksierin që ishte rrëzuar në ring pa ndjenja. Por pak minuta më vonë, Pietrantonio u ngrit në këmbë dhe përshëndeti adhuruesit e tij, të cilët u shqetësuan për gjendjen e tij shëndetësore. /E.L/

Goditja fatale

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›