Ditë speciale

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Robin van Persie shënoi kundër ish skuadrës së tij Arsenal, në përballjen e parë ndaj tyre pas transferimit në Old Trafford gjatë verës për 24 milionë funte.
Ylli holandez realizoi golin e parë në fitoren 2-1 të Unitedit të shtunën, por nuk festoi shënimin për shkak të respektit ndaj klubit ku kaloi tetë vite.
“Mendoj se gjithçka flet në vete. Kam luajtur për tetë vite atje dhe ka qenë periudhë fantastike”, deklaroi Van Persie për Sky Sports 2. “Kam respekt për tifozët, futbollistët, menaxherin dhe gjithë klubin. Kurse kjo ka qenë një ditë speciale për mua”, u shpreh ai.